Panorama Sport (Albania)

Arrizabala­ga pëlqehet për portën

-

Skuadra e Realit është duke menduar për të afruar një portier të ri dhe Kepa Arrizabala­ga shihet si pasardhësi i Kejlor Navasit. Lajmin e bën të ditur "Marca" që shkruan se drejtuesit e madrilenëv­e kanë shfaqur interes për gardianin e Vajadolidi­t. Ai është në pronësi të Atletikos së Bilbaos, por është i huazuar dhe ka bërë paraqitje shumë pozitive. Tifozët e Realit, përmes një sondazhi, kanë shfaqur pëlqimin e tyre për 23-vjeçarin.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania