Panorama Sport (Albania)

Tirana, Ze Maria: Do jemi “të këqij” në Peqin

"Nuk është formalitet, luajmë ndaj një ekipi të fortë"

- ARMAND HALILI

Në prag të ndeshjes së sotme ndaj Shkumbinit në transfertë, trajneri i Tiranës, Ze Maria, ka vlerësuar kundërshta­rin dhe ka paralajmër­uar një ndeshje të vështirë. Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, ai është shprehur se Tirana...

Në prag të ndeshjes së sotme ndaj Sh kumbinit në transfertë, trajneri i Tiranës, Ze Maria, ka vlerësuar kundërshta­rin dhe ka paralajmër­uar një ndeshje të vështirë. Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, ai është shprehur se Tirana duhet të tregohet më "e keqe" se kundërshta­ri që të marrë maksimumin.

Është gati Tirana për ndeshjen ndaj Shkumbinit?

Jemi përgatitur si skuadër për të luajtur ndeshjen që kemi në program nesër. Nuk do të jetë një formalitet, pasi luajmë përballë një skuadre që ka fituar 2 nga tri ndeshjet e luajtura në kampionat. Është 3 pikë pas nesh. Na duhet të shkojmë me mentalitet fitues, vetëm në këtë mënyrë mund të marrim atë që duam. E them këtë sepse është një ndeshje e rëndësishm­e për ne dhe duhet të ecim me ritmin e duhur.

A e ndjeni se kjo Tiranë është realisht skuadra juaj?

Katër muaj më parë kam përmendur objektivat që kishte klubi. I referohem objektivit për të fituar Superkupën, për t'u rikthyer në Superiore dhe për të fituar Kupën e Shqipërisë. Kemi arritur ta fitojmë Superkupën, kemi bërë mirë në kampionat, gjithashtu jemi kualifikua­r dhe në Kupën e Shqipërisë. Megjithatë, nuk dua të them që gjërat janë aty ku duhet. Kjo skuadër ka për t'u rritur akoma më shumë. Pa diskutim që është skuadra ime. Lojtarët kanë marrë nga unë mentalitet­in tim, kështu përgjatë javës ne do mendojmë për të fituar ndeshjen e fundjavës. Duke

respektuar kundërshta­rin, punojmë për të fituar gjithmonë.

Sa e njeh Ze Maria Shkumbinin, pikat e forta dhe të dobëta të tyre?

Më kanë thënë që janë një skuadër që luftojnë fort dhe vrapojnë shumë, sidomos

në shtëpinë e tyre, ku kanë edhe mbështetje­n e tifozëve. E shfrytëzoj­në shumë faktorin fushë. Duhet të jemi më "të këqij" se ata për të marrë më të mirën nga kjo sfidë.

Pas tri javëve kampionat, çfarë ju ka bërë më shumë përshtypje në Kategorinë e Parë?

Kategoria e Parë është një kampionat i fortë fizikisht ku mungon cilësia teknike. Kam ndjekur edhe Kategorinë Superiore, kam parë disa ndeshje dhe mund të them që diferenca mes këtyre dy kampionate­ve është diferenca teknike. Kjo është arsyeja pse Tirana ime vuan deri diku të shprehet në fushë. Do të kemi probleme kur të nisin shirat dhe terrenet të ndryshojnë, pasi një pjesë e tyre nuk janë në gjendje të mirë. Ekipet e tjera kur luajnë në Tiranë ndaj nesh e kanë më të lehtë, pasi kemi një fushë të mirë.

Kanë nisur të dalin edhe emrat e parë për merkaton e Tiranës. Keni një koment?

Kemi 3 muaj përpara, nuk është serioze të flasim për gjërat që do të ndodhin në janar. Nuk është aspak profesiona­le për mua që të flas për merkaton.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania