Panorama Sport (Albania)

Liverpul-Junajtid, Murinjo: Do të luaj me 9 sulmues

Klop: S’jam perfekt, por nuk ka asnjë më të mirë sesa unë

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Keni harruar se sa kohë ka kaluar nga momenti kur Liverpuli ngriti trofeun e titullit të Anglisë? Mendon sajti i internetit "timeanddat­e" që publikon në mënyrë ironike vitet, ditët, orën, minutat dhe sekondat që kalojnë pa një titull për të kuqtë. Kanë kaluar 26 vite dhe 536 ditë. Sot, dueli i historisë së futbollit anglez do të zbresë në "Anfield" për të shkruar një tjetër faqe të artë. Liverpuli do të mirëpresë Mançester Junajtidin në prestigjio­zen e sfidave të Europës. Dreka e ditës së sotme (13:30) ka në meny duelin e madh mes dy trajnerëve interesant­ë të viteve të fundit. Mançesteri e ka nisur kampionati­n më së miri, ndërsa Liverpuli e sheh veten -7 pikë nga kreu. Jurgen Klop e ka të ndaluar të gabojë, në të kundërt do të zbehet sërish ëndrra për të fituar titullin kampion dhe do të shtohen vitet në tabelën përllogari­tëse.

Klop dhe Mou-Jurgen Klop po feston 2 vite si trajner i të kuqve dhe u prezantua si "Normal One", pikërisht në hakmarrje të Murinjos që e quajti veten "Special One". Gjermani dhe portugezi janë të ndryshëm në gjithçka, duke nisur që nga stili i lojës: i shkujdesur­i Klop, kundër të kujdesshmi­t Murinjo. Jo më kot vjen me portën e paprekur prej 8 ndeshjesh, në 9 sfidat e fundit të kampionati­t. Pikërisht debati do të jetë mbi këtë fakt, nëse Murinjo do të parkojë autobusin përpara portës së De Geas, apo do të luajë hapur siç ka bërë në këto ndeshjet e fundit të kampionati­t duke parë që viti i tij i dytë është gjithmonë më mirë se i pari. Por Klop, përveçse argëton publikun, nuk është se ka marrë ndonjë benefit të madh nga loja e bukur që bën me Liverpulin. Në 75 ndeshjet e para, trofe nuk ka sjellë, gola ka pësuar. I takon që të përgjigjet në fushën e lojës. Sadio Mane dhe Felaini do të mungojnë, ndërsa të tjerët janë të gjithë. Ah, mos harroni që ndërkohë sapo kaloi një ditë tjetër nga rekordi negativ...

Batuta- I kritikuar se gjithmonë luan në mbrojtje, Zhoze Murinjo ka vendosur të bëjë ironi me gazetarët, por mbi të gjitha për t'i dërguar një mesazh të qartë rivalit të tij Klop. "Do të luaj me një mbrojtës dhe 9 sulmues. Mos u shqetësoni për këtë, merrem unë. Mos kujtoni se mua më tremb atmosfera e 'Anfield'-it. Këtu është shumë bukur të luash dhe na

motivon. Do të zgjidhja të luaja gjithmonë në këtë stadium, nëse do të më jepej mundësia. Barcelona luajti ndaj Las Palmasit me stadiumin e boshatisur, por kjo është shumë negative për lojtarët. Megjithatë, futbollist­ët e mi e dinë që kjo ndeshje është vendimtare dhe

shumë e rëndësishm­e për sezonin. Nuk duhet të ndikohen aspak nga ajo që ndodh jashtë saj", tha Murinjo. Nuk ka qenë i kursyer me batuat as trajneri i Liverpulit. Klop thotë se këta të fundit nuk mund të gjejnë një trajner tjetër nëse e largojnë. "Duhet të dalim nga kjo situatë

në të cilën ndodhemi, por mendoj se nuk ka ndonjë trajner më të mirë se unë në qarkullim për të rikthyer Liverpulin te fitoret. Nuk mendoj se jam perfekt, por e di mirë punën që po bëj. Jemi shumë të motivuar për ndeshjen me Mançesteri­n", përfundoi Klop.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania