Panorama Sport (Albania)

Atletiko-Barça, sherr për... barin e fushës

Simeone sulmon: Në shtëpinë time hahet çfarë dua unë

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Stadiumi "Wanda Met ropolitano" i Atletikos së Madridit do të presë sot Barcelonën. Sfida, e cila pritet të jetë shumë e luftuar në terrenin e lojës ka nisur që më përpara, në lidhje me një "hile" që skuadra vendëse kërkon të përdorë për të frenuar sadopak vrullin e ekipit të Ernesto Valverdes. Atletiko ka vendosur që të mos e shkurtojë barin, madje ta lërë atë shumë herë më të gjatë edhe sesa preferenca e tyre, në mënyrë që të frenojnë sa më shumë shpejtësin­ë e lëvizjes së topit në fushën e lojës. Diçka të tillë e kanë vërtetuar drejtuesit, stafi teknik dhe futbollist­ët kuqeblu, të cilët kanë protestuar në lidhje me këtë fakt, por të gjithë këto pakënaqësi as që janë marrë parasysh nga Atletiko, madje trajneri Diego Pablo Simeone del edhe në kundërsulm në konferencë­n për shtyp. "Profesioni im është ai i trajnerit, jo i kopshtarit, apo korrësit të barit. Por kur shkon në shtëpinë e tjetrit, hahet dhe pihet me pecetë, pjatën dhe gotën e tjetrit. Prandaj, duke qenë se Barcelona bën vizitë në shtëpinë tonë, ajo do të hajë atë që ne vendosim t'i japim. Në shtëpinë time i vendos unë kushtet, asnjë tjetër, - shprehet Simeone, që për ta shtuar edhe më shumë dozën e polemikës, mundohet t'i thumbojë edhe më shumë rivalët e tyre. - Edhe pse ka humbur Nejmarin, Barcelona mbetet një nga skuadrat më të mira në botë. Ndoshta sot, të vetmit superiorë kundrejt tyre janë ata të Realit të Madridit. Gjithsesi, ky fakt nuk na tremb, përkundraz­i na motivon që t'i mundim. Këtë kemi ditur ta bëjmë në kampionat, por mos harrojmë që i kemi eliminuar edhe nga Liga e Kampioneve. Prandaj, Barcelona nuk na tremb aspak, edhe pse do ta kisha shmangur me kënaqësi të përballesh­a me një Lionel Mesi kaq të motivuar, pas tripletës me Argjentinë­n, e cila i dërgoi në Botëror".

Flet Valverde - Në lidhje me kundërsulm­in e Simeones, pas akuzave të Barcelonës për barin e gjatë të fushës, trajneri i katalanasv­e, Ernesto Valverde, ul tonet e polemikës dhe pranon se do t'u përshtatet kushteve të fushës. "Ne jemi Barcelona dhe nuk dimë të ankohemi, edhe pse kanë dalë këto lajme në qarkullim. E vërteta është se bari i gjatë i fushës nuk na shqetëson. Ne do të dimë që t'i përshtatem­i jo vetëm

'menusë', por edhe lojës së Atletikos, sepse shkojmë atje për të fituar dhe ky është objektivi ynë i vetëm. E dimë që nuk do të jetë e lehtë, sepse na presim 90 minuta shumë të luftuara. Por jemi një skuadër në formë dhe duam të shfrytëzoj­më momentin tonë".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania