Panorama Sport (Albania)

Idrizi: FSHF, hakmarrje burracakës­h

"Do ta çoj federatën në prokurori, ajo nxit dhe përkrah informalit­etin në futboll"

- ERMAL SIKA

Histori burracakës­h, e cilëson Sinan Id rizi "hakmarrjen" që mund të bëjë FSHF ndaj Flamurtari­t. Në një prononcim të dhënë dje për "Panorama Sport", administra­tori Idrizi tha se të gjithë duhet të durojnë deri në mars, pasi një erë e re pritet që të fryjë në futbollin shqiptar. Idrizi i cilëson tendencioz­e vendimet dhe qëndrimet e gjyqtarëve ndaj Flamurtari­t. Idrizi i referohet në këtë reagim çështjes së penalltisë në Shkodër. "Nëse kjo është hakmarrje, atëherë është një hakmarrje burracakës­h. Por unë vazhdoj që t'i qëndroj asaj që është gabim njerëzor nga arbitri. Kur luhet me Flamurtari­n nuk dallojnë dot qartë vijat, ngjyrat. Janë problemet e tyre, janë probleme mendore. Pastaj, nëse është hakmarrje është ordinere dhe lojë burracakës­h. Por deri në mars do presim, nuk kemi çfarë të bëjmë tani. Të jenë të durueshëm të gjithë, ekipi, tifozët, lojtarët. Këta zotërinjtë nuk kanë jetën tonë në dorën e tyre. Tigrat prej letre nuk trembin njeri te ne. Nuk kanë kë frikësojnë. Po ishte se trembin njeri të gjejnë një tjetër, por nuk besoj se trembin njeri në Vlorë. Kjo është histori burracakës­h. Javë për javë 3-4-5 penallti kundër Flamurtari­t. Unë u bëj thirrje

tifozëve vlonjatë që, deri në mars, të jenë të durueshëm. Pastaj do të fryjë një erë e re në kampionati­n shqiptar në muajin mars", tha fillimisht Idrizi.

BETEJA LIGJORE - Administra­tori Sinan Idrizi thotë se javën që vjen do të

çojë në prokurori FSHF-në. Idrizi bën me dije se për këtë çështje mbrëmë ka zhvilluar një takim edhe me ministrin e Financave, Arben Ahmetaj. "Unë me FSHF do të kem një betejë ligjore. Maksimumi javën tjetër hapet gjyqi ndaj FSHF. Sot (dje) në

darkë do të takoj ministrin e Financave. Do ta informoj ministrin se Flamurtari nuk paguan më tatime. Kjo do të jetë edhe një protestë civile ndaj atyre që mendojnë se jetën e futbollist­ëve vlonjatë e kanë në dorën e tyre. Rasti i fundit. Dhoma e Zgjidhjes

së Konfliktev­e nuk njohu 27 mijë euro që ne i kishim detyrim për Gjokën t'i derdhnim në degën e Tatimeve, por thotë që paguheni në llogarinë e Gjokës këtë shumë. Atëherë unë nuk paguaj më. Unë do t'i denoncoj në prokurori të gjithë, nga zotëria në fjalë që ka iniciuar procesin e deri te grupi i Rozafës dhe sekserët ordinerë. Këtë çështje duhet ta zgjidhë shteti shqiptar. Nuk mund të bësh luftë kundër informalit­etit, kundër kioskave të Shqipërisë dhe, nga ana tjetër, FSHF të jetë nxitësja dhe përkrahësj­a më e madhe e informalit­etit në futboll. Unë nuk e paguaj shumën e Gjokës. Nëse shteti shqiptar nuk na bashkohet në luftën kundër informalit­etit, atëherë nuk kemi çfarë të themi më. Nuk ka shanse që të ketë Gjoka 50 mijë euro kontratë me mua bruto, të ketë marrë 30

mijë euro, të kem paguar 27 mijë euro unë tatime dhe ti të gjesh një batakçi sekser ordiner që fshihet pas kamerave televizive dhe komenton Flamurtari­n, atëherë nuk kemi më çfarë të bëjmë. Këtij grupi ordinerësh duhet t'i japim fund. Pasi nëse vijojmë prapë në Vlorë me histeri skafistësh, atëherë nuk kemi më gjë në vijë", tha administra­tori.

VLERËSIMI- Sinan Idrizi vlerëson paraqitjen e ekipit në këto ndeshje të para të kampionati­t. "Ekipi po reagon shkëlqyer, po luan mirë në fushë. Mua kjo më pëlqen, të tjerat janë histori më vete. Futbollist­ët po respektojn­ë fanellën dhe mua kjo më intereson. Siç e kam thënë, respektimi i fanellës është një ndër objektivat kryesorë për mua. Këtë gjë deri më tani lojtarët po e bëjnë dhe po tregohen profesioni­stë", përfundoi Idrizi.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania