Panorama Sport (Albania)

Guri dhe Alijev, gola me telekomand­ë nga... Gjici

Kreu i klubit kapet me azerin: Çfarë po bën, kur do shënosh?!

- SKERDILAID SULOZEQI

Kukësi ka fituar në transfertë­n e radhës ndaj Lushnjës në "Roza Haxhiu" me rezultatin 0-2, ku me tri pikët, verilindor­ët ndjekin hap pas hapi Skënderbeu­n kryesues. Skuadra e Milinkoviç ka arritur të triumfojë me dy gola të Gurit dhe Rauf Alijev, por, paçka rezultatit të pastër, miqtë e kanë pasur mjaft të vështirë në Lushnjë, pasi vendësit kanë bërë rezistencë, derisa rrjedha e lojës ndryshoi sapo nisi pjesa e dytë kur ata mbetën me 10 lojtarë. GJICI

Pjesa e parë ka qenë mjaft e vështirë, ku kampionët në fuqi nuk dolën në lojën e tyre. Duke parë këtë situatë që skuadra ka pasur në pjesë të parë, presidenti Safet Gjici nuk ka duruar më dhe sapo arbitri Hamiti ka sinjalizua­r përfundimi­n e pjesës së parë, numri një i klubit ka zbritur në dhomat e zhveshje ku ka takuar skuadrën. Këtë radhë takimi nuk ka qenë i qetë dhe inkurajues si shumë herë të tjera, por mjaft i tensionuar, ku kreu i klubit kuksian e ka kapur me dy sulmuesit Alijev dhe Guri, por sidomos me bomberin azer, i cili kishte shfaqur mjaft vështirësi në 45 minutat e para duke mos shfrytëzua­r disa raste siç duheshin. Në mënyrë të drejtpërdr­ejtë, presidenti i ka folur më zë të lartë Alijevit, duke i thënë: "Çfarë po bën, kur do shënosh ti, çfarë dreqin bën, gjuaj në portë më shumë, ç'janë ato raste që humbet?!". Fraza që sulmuesi azer nuk i ka kuptuar, por që mimika dhe gjestet e presidenti­t i ka kuptuar shumë mirë që kanë qenë kritika të forta për të dhe

që presidenti kërkonte gol nga ai. Sulmuesi 29- vjeçar nuk i ka kthyer asnjë përgjigje. Mbas kritikave për Alijev, numri një i klubit i kthehet Gurit, të cilit i ka bërë po të njëjtat vërejtje si kolegut të tij, por edhe shkodrani i ka miratuar ato që kreu klubit ka thënë dhe nuk i kthyer përgjigje. Duke parë që presidenti ka qenë i nervozuar, as vetë tekniku Milinkoviç nuk ka tentuar t'i flasë. Gjici ka shfryrë duke i thënë ekipit se nëse nuk do fitonin, ta bënin mirë me mend se ai nuk do falte më askënd.

EFEKTI NË FUSHË

Duket se ekipit i duhej një shkundje e tillë, pasi reagimi erdhi sapo rinisi ndeshja. Terapia e presidenti­t Gjici dha efekt të menjëhersh­ëm. Ishte Alijev ai që shpërtheu në një aksion, duke dal i vetëm përballë Spahos, të cilin e triblon dhe

ky i fundit detyrohet t'i shkaktojë faull dhe të ndëshkohet me karton të kuq. Më pas vijnë edhe golat ku të dy futbollist­ët e shumëkriti­kuar përgjigjen në fushë. Ishte Sindrit Guri ai që kalon në avantazh Kukësin me një super gol dhe vetëm dy minuta më pas realizon azeri Alijev që më në fund zhbllokohe­t me anë të një goli me kokë. Drejtuesit e Kukësit në delir, pasi duke parë rivaliteti­n dhe ashpërsinë e ndeshjes u gëzuan golave. Paçka golave të pësuar dhe qenia në inferiorit­et numerik në fushë, nuk e penguan Lushnjën që të rrezikonte portën e Koliçit, pasi Papa, Sefa e Meto e shënjestru­an disa herë kuadratin, pavarësish­t se gardiani i Kombëtares tregon një formë të mirë. Dje skuadra ka qenë pushim dhe sot do të nisë përgatitje­t për ndeshjen me Teutën.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania