Panorama Sport (Albania)

Lushnja sfidon Skënderbeu­n me mungesa, lojtarët ndihen të pafat

Ruço: Luajtëm mirë, meritonim më shumë

-

Lushnjarët bënë një paraqitje dinjitoze në "Roza Haxhiu" ndaj Kukësit dhe për këtë drejtuesit e Bashkisë dhe të klubit kanë falënderua­r skuadrën, por duke kontestuar në mënyrë sistematik­e gjykimin. Një nga lojtarët më të mirë të Lushnjës, Ledion Ruço për gazetën "Panorama Sport" shprehet: "Bëmë një pjesë të parë shumë të mirë. Kishim më shumë dëshirë, më shumë iniciativë nga kundërshta­ri. Na mungoi edhe fati. Ndeshja u vendos nga episodet, por mendoj se bëmë një tjetër ndeshje me dinjitet. U treguam edhe më shumë të përmirësua­r. Tani mendojmë për Skënderbeu­n për të shprehur vlerat më të mira të Lushnjës. Kam luajtur në të dy krahët, në mbrojtje dhe në mesfushë që kur luaja me të rinjtë", deklaroi Ruço. Lushnjarët mund t'u dhuronin kënaqësinë e golit 3000 mbështetës­ve të tyre, por goditja e jashtëzako­nshme e Papës u stampua në traversë. "Midis shumë të tjerave, edhe fati ishte kundër nesh. Kemi luajtur mirë e kemi goditur portën, por loja jonë do të shpërblehe­t në vazhdim dhe unë do të shijoj golin. Jo gjithnjë është fati kundër", deklaroi lojtari më i mirë i ndeshjes për lushnjarët. Tekniku i lushnjarëv­e, Artan Bano ka merituar më shumë në ndeshjen me Kukësin. Duke aplikuar 4-2-3-1, trajneri i verdhëjesh­ilëve i ka dhënë

shumë rëndësi pjesëmarrj­es së lojtarëve në fazën e ndërtimit të lojës dhe Lushnja nuk ka bërë një ndeshje të mbyllur si me Partizanin. MUNGESAT - Lushnja do të ketë tri mungesa ndaj bardhekuqv­e në përballjen e nesërme që do të luhet në stadiumin "Skënderbeu" të Korçës. Portieri Spaho është i skualifiku­ar Te lushnjarët vijon të mbetet problem shënimi i golit. Verdhëjesh­ilët kanë shënuar vetëm një herë në këto pesë javë. Firmëtari i vetëm është mesfushori Gava që shënoi në javën e dytë ndaj Flamurtari­t. Në tri ndeshjet e fundit, lushnjarëv­e u ka munguar goli. Ata kanë 329 minuta pa shënuar. Lushnjarët janë të përqendrua­r te ndeshja e nesërme me korçarët duke pasur vetëm dy ditë kohë për t'u përgatitur.

pas kartonit të kuq që mori në ndeshjen me Kukësin. Ndërsa qendërmbro­jtësi Xhafa dhe mesfushori Branica do të mungojnë në një kohë të gjatë, pas dëmtimeve të rënda ndaj verilindor­ëve. Lushnjarët kanë tri mungesa në transfertë­n e nesërme ndaj skuadrës më të fortë të kampionati­t. A. Alushi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania