Panorama Sport (Albania)

Teuta e mallkuar, ndaj Kukësit mungojnë dy titullarë

-

Humbja në shtëpi me Partizanin nuk është pritur mirë nga durrsakët. Mënyra si rrodhën ngjarjet e bën akoma edhe më dramatike situatën, pasi vendësit kishin mundësi ta hipotekoni­n 3- pikëshin që në pjesën e parë. Tri ndeshje pa fitore, dy të humbura në shtëpi. Ky fakt, konsideroh­et si mallkim nga "djemtë e detit", të cilët kanë nisur përgatitje­t për ndeshjen e radhës ndaj Kukësit. Një tjetër transfertë shumë e vështirë për ekipin, por durrsakët pretendojn­ë të kthehen te rezultatet pozitive, pavarësish­t se përballë kanë kampionët në fuqi që luajnë në shtëpinë e tyre. DËMTIMET

Trajneri Gugash Magani do të ketë skuadër të cunguar në këtë përballje. Krahas dëmtimit të Osemenes, do të mungojnë si të pezulluar për shkak të kartonit të kuq edhe sulmuesi Shehaj dhe mesfushori Dediç, dy nga pikat më të forta të kësaj skuadre. Trajneri i Teutës po punon për të ndërtuar një skuadër solide për sfidën e radhës, por armiku kryesor i "djemve të detit" është pikërisht morali i ulët. Durrsakët e nisën mirë kampionati­n me dy fitore radhazi, por pas 3-pikëshit në transfertë­n e Shkodrës, për të besuarit e Maganit filloi një periudhë shumë e vështirë. Ndonëse kanë bërë "ligjin" me lojën e tyre në të tria takimet e fundit, ka munguar rezultati. Në pesë javët e para të kampionati­t, Teuta ka arritur këto rezultate: dy fitore dhe dy humbje, si edhe një barazim. Ndërkaq, sfida ndaj Kukësit do të luhet të hënën në transfertë dhe durrsakët do të kërkojnë që minimalish­t të marrin një pikë. Një përballje shumë e fortë për Teutën që do të duhet të bëjë edhe pa dy lojtarë të rëndësishë­m si Dediç dhe Shehaj. Leonidha Musaj

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania