Panorama Sport (Albania)

Tavo ultimatum për 5 pikë, përçahet stafi uruguaian

Fernandez e Kurbelo, raporte të ftohta prej ditësh

- ARMAND HALILI

Përçahet stafi urugua ian i Luftëtarit. Prej ditësh trajneri Daniel Fernandez dhe zëvendësi i tij, Luis Kurbelo (ky i fundit del gjithnjë për mediat para dhe pas ndeshjes), kanë një raport të ftohtë mes tyre, që ka ndikuar jo pak edhe në situatën e skuadrës. "Panorama Sport" zbulon se uruguaianë­t nuk kanë një marrëdhëni­e normale dhe qejfmbetje mes tyre për procesin stërvitor, por mbi të gjitha për zgjedhjet në formacion. Kjo ka zhgënjyer së tepërmi drejtuesit, të cilët janë çuditur me sjelljen e uruguaianë­ve dhe menjëherë kanë urdhëruar që të sheshohen marrëdhëni­et, në të kundërt masat do të jenë drastike. Deri pak ditë më parë rezultatet pozitive "fshehnin" gjithçka, por pas ndeshjes me Kamzën ka arritur kulmi. Drejtuesit kanë vendosur ultimatum për stafin teknik dhe vetë futbollist­ët. Këtë e ka konfirmuar dje në një bisedë për "Panorama Sport" vetë presidenti Tavo, i cili nuk e ka përtypur humbjen e fundit ndaj Kamzës. REAGIMI

"Pas masave të marra dhe atyre që priten të pasojnë, ne si presidencë kemi vendosur si objektiv për tri ndeshjet e radhës marrjen e të paktën 5 pikëve. Ky është ultimatum për lojtarët dhe stafin teknik. E dimë që do të luajmë ndaj Partizanit, Kukësit dhe Skënderbeu­t, por jemi të bindur se i kemi mundësitë për të marrë pikë ndaj kujtdo skuadër. Në rast se synimet nuk arrihen, atëherë duke filluar nga stafi teknik dhe deri te futbollist­ët më pak të aktivizuar, do të jenë pa dyshim përgjegjës për këtë situatë", - deklaroi dje Tavo, duke dhënë sinjale të qarta se nuk mund të tolerojë më gafa si ato ndaj Kamzës në Gjirokastë­r. Luftëtari e kishte ndeshjen në dorë, kur një gabim fatal i portierit Daniel Fernandez dhe zëvendësi i tij, Luis Kurbelo

Festim Miraka i dhuroi penallti kundërshta­rit, që u kthye në gol nga Raçiç. Klubi kërkonte vetëm fitore ndaj Kamzës, duke parë edhe kalendarin jo të favorshëm që ka në vijim. Për mënyrën se si rrodhi loja, ndoshta edhe një pikë nuk do të ishte keq, por Luftëtari la tri

të tilla në shtëpi. Pesë pikë në po kaq ndeshje nuk kanë lënë të kënaqur drejtuesit bluzi, të cilët këtë sezon kërkojnë që skuadra të pretendojë vendet e nderit, duke qenë pjesë e Ligës së Europës. Tashmë bluzinjtë do të sfidojnë Partizanin të hënën në kryeqytet.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania