Panorama Sport (Albania)

Fundosi Luftëtarin, ja kush e mbështet Mirakën

-

Nga trajneri aktual te lojtarët e Luftëtarit dhe deri te pjesëtarë të klubit të Kukësit. Portieri Festim Miraka ka marrë një mbështetje të madhe morale pas gafës në ndeshjen ndaj Kamzës. Në faqen e tij zyrtare në "Facebook", të shumta kanë qenë mesazhet në drejtim të portierit, teksa "Panorama Sport" i publikon ashtu siç janë shkruar.

DANIEL FERNANDEZ (TRAJNER I LUFTËTARIT) - "Kush punon, e di që janë gabime normale dhe e dimë me çfarë njerëzish punojmë. Ishte dhe do të jetë një gabim, futbolli të jep gjithnjë mundësi revanshi, forca!".

KRISTAL ABAZAJ (SULMUES I LUFTËTARIT) - siç e ke zemrën, ta bëftë zoti rrugën".

DONALD RAPO (MBROJTËS I LUFTËTARIT) - "Mos e ul kokën kurrë Festim Miraka. Mund të na ndodhi të gjithëve". OLTION RAPA (MBROJTËS I LUFTËTARIT) - "Mos u mërzit vëlla. Nuk ishe ti fajtori, ishim të gjithë fajtorë. Ky gabim mund t'i ndodhi kujtdo, ndaj mbaje kokën lart vëlla". VANGJEL ZGURO (MBROJTËS I LUFTËTARIT) - "O legjendë, ti je djalë për t'u marrë shembull në çdo gjë. Të gjithë ne që të njohim e dimë se kush je ti. Kokën lart vëllaçko, je më i miri".

VASIL PAPA (ZV.TRAJNER I KUKËSIT) - "Festim Miraka, për ata që s'të njohin dhe që presin një gabim të të nxjerrin sytë, mos e ul kokën as ti dhe as çunat e tjerë. Nuk mbaroi kampionati në javën e pestë. Në qoftë se Luftëtari ndodhet në Superligë është meritë edhe e jotja (me përqindje të madhe). Çfarë sjell momenti, nuk sjell viti i tërë. Në qoftë se të pezullojnë për këtë moment - që po ishte gabim dhe ti si burrë e pranon - turp. Mos harrojnë që pritjet e tua i sollën te sallonet e Superiores".

ERMAL NEXHIPI (ZV.TRAJNER I KUKËSIT) - "Bëj stërvitje o Festim Miraka, lëri ça thonë, se do kthehesh më i fortë".

EDMOND KODRA (ZV.TRAJNER I BESËS) - Festim, ti je një djalë për së mbari dhe një profesioni­st i zoti, që kurrë s'je dorëzuar, vetëm ke ulur kokën dhe ke punuar. Më vjen keq për episodin, janë gjëra instiktive, gjëra që ndodhin, kështu që të jesh i qetë në ndërgjegje­n tënde, se kush të njeh e din mirë, por më vjen keq që të paragjykoj­në për një gabim njerëzor. Të uroj suksese! Luftëtari është aty ku është falë edhe kontributi­t tënd".

JASMIN RABOSHTA (SULMUES SHKODRAN) - "Mos u mërzit vëlla, se janë sprova që kalojnë në jetë. Prapë ata persona që të kanë hedh poshtë do të hidhen në qafë si servilë, kështu është sporti shqipe".

ERVIS ÇAÇO (MESFUSHOR I TOMORIT) - "Vëllai, mos e vra mendjen, këto gjëra i kanë ndodh dhe lojtarëve botëror, jo më në Shqipëri. Por e gjithë kjo situatë që krijohet, e bëjnë më shumë ata që nuk e din ç'është sporti. Prandaj vëlla kokën lart, se të gjitha ata që të njohin e dinë kush je ti e kush janë ata që duan të ulin emrin tënd vëlla".

MARIO BYTYÇI (ISH-PORTIER) - "Mos e vrit mendjen o kampion, por vazhdo përpara kështu si e ke nisur dhe mos dëgjo se ç'thonë njerëzit që vijnë në stadium. Por se dinë çfarë është futbolli, njerëz që te ne nuk e kanë idenë se të luash sport në këtë vend të fëlliqur është sakrificë e madhe. Të uroj shumë suksese dhe jam i bindur që do e kalosh këtë situatë të vështirë. Respekt për ty, si djalë dhe si sportist".

"Vëllai,

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania