Panorama Sport (Albania)

Arbitrat e bëjnë kaos, Lushnjën e dënojnë në shtëpi

Vllaznia barazon në shtëpi me një penallti të paqenë

-

Java e pestë e Kategor isë Superiore është mbyllur mes polemikave për gjykimin, që ka ndikuar drejtpërdr­ejt në rezultatin e takimeve në dy prej ndeshjeve. Në sfidën që Kukësi ka arritur të fitojë ndaj Lushnjës, këta të fundit janë penalizuar nga kryesori Hamiti, i cili i ka mohuar dy 11-metërsha të pastër, duke ndikuar në rezultatin e takimit. I pari ishte në fillimin e takimit, ku Sefa në një duel me Hoxhën rrëzohet në zonën e Kukësit. Kryesori Hamiti vazhdon takimin, edhe pse duhej të kishte akorduar penallti në favor të skuadrës së Lushnjës. Ndërkohë që lushnjarët janë penalizuar edhe në minutën e 35-të, kur topi përplaset në dorën e hapur të Rrumbullak­ut, por edhe në këtë rast për kryesorin nuk ka 11-metërsh, i cili duhej akorduar në favor të Lushnjës. Ndërsa në takimin mes Vllaznisë dhe Flamurtari­t, kryesori Olsi Sokoli dhe ndihmësit e tij nuk kanë mundur ta menaxhojnë atë siç duhet. Momenti i parë ishte në minutën e tretë të ndeshjes, kur Vllaznisë i mohohet një 11-metërsh. Çinari arrin të futet bukur në zonën kuqeblu dhe Mersini e shtyn, duke bërë që futbollist­i të humbasë ekuilibrin dhe kontrollin mbi topin. Por, për arbitrin, gjithçka ka qenë e rregullt. Ndërsa momenti i dytë i diskutuesh­ëm, ku arbitri ka gabuar, ka qenë ai i fundit të pjesës së parë. Xhufo i Flamurtari­t bën një ndërhyrje të gabuar ndaj Markut jashtë zonës, por mbrojtësi shkodran rrëzohet brenda saj dhe për kryesorin ka 11-metërsh. Nga ky moment erdhi goli i barazimit të Flamurtari­t.

TË TJERAT - Në tri ndeshjet e tjera të Superiores vendimet kanë qenë kryesisht të rregullta. Ka pasur një moment të dyshimtë në Durrës, në përballjen mes Partizanit dhe Teutës, ku këtyre të fundit u është anuluar një gol. Latifi shënon në një pozicion të dyshimtë, por më shumë kemi të bëjmë me një gabim njerëzor të gjyqtarit, pasi në pamjet filmike duket që lojtari i Teutës është në pozicion të rregullt, ndonëse vendosja e tij është milimetrik­e.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania