Panorama Sport (Albania)

Kastrioti, transfertë “ferri”

Boci: E kemi nisur kampionati­n në mënyrë perfekte, jam i bindur se sot do fitojmë

- LIRIDON PASHA

Dy javë përgatitje kanë qenë të mjaf tueshme për Kastriotin, i cili është grumbullua­r që ditën e djeshme në qytetin e Pukës për të qenë sa më të freskët për takimin e sotëm përballë Tërbunit. Një nga afrimet e bujshme të krutanëve në merkaton e verës ishte edhe mbrojtësi i krahut, shkodrani Alis Boci. Lojtari me një eksperienc­ë të gjatë në futbollin shqiptar flet për herë të parë për gazetën që pas ardhjes së tij në Krujë. BOCI

"Nisja e kampionati­t në mënyrën e duhur na ka dhënë zemër, pasi të marrësh në tri ndeshje po kaq fitore, nuk është e lehtë në këtë kategori dhe sidomos kur dy prej këtyre fitoreve janë marrë në transferta të vështira. Megjithatë, siç theksova më lart, këto rezultate pozitive na kanë dhënë mjaft zemër duke na mundësuar edhe kreun e grupit. Tashmë që e kemi nisur këtë seri fitoresh, besoj që do të vazhdojmë të

marrim maksimumin në të gjitha ndeshjet. Kastrioti është një ekip që ka në përbërje lojtarë cilësorë, të cilët kanë bërë paraqitje të mira kudo ku kanë luajtur. Pa dyshim, nëse skuadra po funksionon dhe po arrin të fitojë nga ndeshja në ndeshje,

meritë ka edhe trajneri Samuel Nikaj dhe stafi teknik. Sa i takon përballjes me Tërbunin, ne do të mundohemi të japim më të mirën tonë dhe synimi është fitorja. Këtë ndeshje e kemi përgatitur për një periudhë 2- javore, duke qenë se kishim pauzën

pasi luante Kombëtarja. Kam besim dhe besoj se do ta kalojmë me sukses edhe këtë transfertë", e mbylli prononcimi­n Alis Boci. Mungesa e vetme për teknikun Nikaj, në përballjen e sotme me Tërbunin, është ajo e mesfushori­t Xhynejt Çutra.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania