Panorama Sport (Albania)

Shkrinjar: Inter, vetëm me fitore tregojmë sa jemi rritur

-

Mbrojtësi i Interit, Milan Shkrinjar, është nga më të kërkuarit për fotografi dhe autografe nga fëmijët sllovakë, së bashku me Marek Hamshik, pas fitores (pa dobi) kundër Maltës me rezultatin 3-0, natyrshëm i bën të gjithë të buzëqeshin, ndërsa ka folur për derbin (dhe jo vetëm) për të "La Gazzetta dello Sport" (italishten tashmë e flet rrjedhshëm).

Shkrinjar, të dielën (nesër) do luani derbin tuaj të parë të Milanos pasi keni fituar të dy ata që luajtët në Xhenoa me Sampdorian vitin e kaluar: si po përgatiten­i?

Po mendoj vetëm për Milanin që kur mbaroi ndeshja me Sllovakinë kundër Maltës. Jam i përqendrua­r prej ditësh, është një ndeshje e madhe për ne dhe për tifozët.

Skuadra e Vinçenco Montelës ka pësuar tri humbje në shtatë javët e para: është krizë?

Milani nuk është në krizë, nuk duhet të shohim vetëm rezultatet e fundit. Ata kanë lojtarë të mëdhenj, të aftë të dalin nga këto situata. Derbi është një ndeshje më vete, këtu qëndron bukuria.

A ka një rezultat për të cilin do të firmosnit që tani?

Jo, nuk përdorim rrugë të shkurtra: duhet ta fitojmë edhe këtë sepse bën pjesë në rrugëtimin tonë të rritjes. Të dielën ekziston vetëm fitorja. Vetëm në Bolonjë e keni ndalur ritmin, e megjithatë loja e bukur ende nuk po shfaqet.... Po, por është me rëndësi që kemi fituar gjashtë ndeshje nga shtatë. Edhe pse dikush mendon se nuk kemi luajtur mirë, ne kemi marrë në shtëpi rezultate me peshë. Dhe mund të punojmë më të qetë për t'u përmirësua­r. Sa do të ndikojnë udhëtimet me përfaqësue­set? Të gjithë e kemi ndier nevojën për t'u rikthyer në Milano, sa më shpejt ishte e mundur, për të përgatitur më së miri ndeshjen. Kështu, kemi pasur mundësi të punojmë mbi detajet. Sepse edhe ato shërbejnë për të fituar sfidat.

A e ndieni ta thoni se këtë vit synoni titullin?

Forca jonë ndoshta qëndron pikërisht te mospërqend­rimi i objektivit final. Ne arsyetojmë ndeshje pas ndeshjeje dhe, në fund, do shohim se ku kemi arritur.

Mendonit se do ta kishit nisur kaq mirë me fanellën e Interit?

Rendimenti im lind nga dëshira për të punuar dhe për t'u përmirësua­r vazhdimish­t. Dua gjithmonë ta ndihmoj skuadrën, në çdo moment. Nëse Interi fiton, jam më i lumtur. Nuk kënaqem nga paraqitjet individual­e.

Sa po ndikon puna e Luçianos si nga pikëpamja taktike dhe psikologji­ke?

Spaleti na ka përcjellë dhe vazhdon të na përcjellë, çdo ditë një mentalitet fitues. Do jetë edhe i kënaqur me rendimenti­n tuaj... Mendoj se po, por duhet të vazhdoj të punoj... Psikologji­kisht a mund të peshojë fakti se keni mbetur vetëm tre mbrojtës në qendër?

Vërtet, prapa jemi vetëm tre, por nuk është një problem, nuk e mendojmë as pas dëmtimit të Vanhojsden. Deri më tani, ka shkuar gjithçka mirë dhe duam të vazhdojmë të kemi një qëndrim pozitiv.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania