Panorama Sport (Albania)

Rodrigez: Në "San Siro" për 3 pikë, himni më drithëron

-

Milano është një qytet i madh, me njerëz me kombësi të ndryshme. Ai është kileno-spanjoll, por me pasaportë zvicerane dhe jeton në Milano. Mes fqinjëve të Rikardo Rodrigezit janë Ticiano Ferro dhe Fedez, por asnjëri nuk është në shijet e tij muzikore. Siç shpjegon ai, në prag të derbit, jeta ofron shumë, por zgjedhjet janë vetjake.

Çfarë mund të thoni për këtë përzierje tuaj latino-helvete?

Jam i përpiktë si zviceran dhe nuk më pëlqen muzika italiane. Zakonisht dëgjoj baçata, salsa, regeton. Italianë nuk dëgjoj.

Po për Milanon ç'mendim keni?

Shumë qytet i bukur. Edhe kur jetoja në Gjermani vija enkas për "shopping". Edhe sot, i preferoj shëtitjet në qendër të qytetit. Defekte a ka Milano?

Trafikun. Në Gjermani nuk vuaja shumë, në Milano ka shumë semaforë.

Pra, më mirë stadiumi? Cili është momenti më i bukur në "San Siro"?

Çdo hyrje në fushë është fantastike, pastaj himni... "Milan, Milan": më emocionon shumë. Të dielën luhet Inter-Milan: himn nuk ka, por emocione plot besoj?

Më pëlqejnë ndeshjet "e nxehta". Kur jetoja në Zyrih derbi me Grashoperi­n ishte një emocion i madh. Në Volfsburg, derbet janë rajonalë.

Perisiçin nuk e keni më në skuadër.

Ivani është shumë i rrezikshëm. Është i fortë, ka fizik, teknikë dhe luan me të dyja këmbët. E kam mik dhe ndonjëherë dalim bashkë.

Çfarë duhet të bëjë ai që do e markojë?

T'i qëndrojë pranë e të shpresojë që të mos jetë në një ditë të mirë. Sot mund të ishit përsëri bashkë tek Interi.

Po, Interi foli me agjentin tim, por kur u shfaq Milani i mbylla menjëherë bisedimet e tjera.

Derbi do të jetë vendimtar, çfarë nuk po funksionon te Milani?

Ka lojtarë që ngarkohen me presion për të treguar sa vlejnë, ekipi është i ri, por nuk di ta them arsyen e saktë.

Moduli, qortimet, largimi i përgatitës­it, shumë çështje apo jo?

Milani duhet të fitojë dhe normalisht që krerët ndërhyjnë, kështu e ka jeta. Sa për Marrën (përgatitës­i), një ditë ishte, të nesërmen jo. Nuk e kam parë më, por ishte një djalë i mirë, më pëlqente. U tha se ushqimi ishte problemi.

Te Milani mund të hash çfarë të duash, mua më pëlqen soja, për shembull.

Kthemi te fusha, kush do t'i godasë 11-m?

Në ndeshjet e fundit kam qenë unë i pari dhe Kesi i dyti. Të shohim. Dhe, në fund, çfarë ndjesie ju jep Milani?

Sigurisht të mira, por kam mësuar të vlerësoj çdo gjë nga jeta. Kur isha fëmijë pata një problem, isha mes jetës dhe vdekjes. Sot jam gjallë dhe falënderoj Zotin. Misioni ynë në tokë është të jemi të lumtur.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania