Panorama Sport (Albania)

“Ëndrra ime? Një gol ndaj zikaltërve”

-

Nga futbollist­ët më të rinj në moshë të Milanit, por shpesh me golat e tij ka rezultuar vendimtar për skuadrën. Patrik Kutrone po kalon një moment magjik, si për përvojën e tij në klub, ashtu edhe në kombëtaren italiane të 21vjeçarëv­e. Ditën e djeshme, 19-vjeçari i Milanit ka dhënë një intervistë për të përditshme­n italiane

"Il Giornale", ku ndër të tjera ka folur edhe për derbin e nesërm.

Gola me Milanin, por edhe me U- 21, një moment i mirë për ju?

Kohët e fundit po shënoj rregullish­t dhe jam i lumtur. Milan apo Kombëtare, emocionet mbeten të mëdha. Merita nuk është vetëm e imja, ndaj më duhet edhe të falënderoj shokët për ndihmën e tyre. Të dielën ju pret derbi, si po e përjetoni pritjen? Ndeshje e përsosur, mezi po pres të vijë e diela. Dua të jem gati nëse skuadra do të ketë nevojë për mua, qoftë si titullar, ashtu edhe nga stoli. Një gol do të ishte ëndërr.

Në nivel grupmoshas­h, keni shënuar dhe fituar shpesh në derbi...

I kam provuar të gjithë rezultatet, por shumicën e kujtimeve i kam të bukura. Unë përpiqem të jap më të mirën, në ndeshje apo stërvitje. Nëse shënoj akoma më mirë. Trajneri Xhan Piero Ventura tha se të rinjtë italianë duhet të luajnë në ekipet e para.

Jam në një mendje me të. Të rinjtë duhet të kenë mundësi për të shfaqur potenciali­n e tyre dhe të vihen në shërbim të ekipit. Kush ka talent, ecën gjithmonë, por një shans e meritojnë të gjithë.

Në llojin e sulmuesit, ju krahasojnë me trajnerin tuaj, Montela.

Është fat i madh për mua që më stërvit trajneri me të cilin më krahasojnë. Ai më jep këshilla të vyera që unë përpiqem t'i vendos menjëherë në praktikë. I jam borxhli për besimin dhe dua t"ia shpërblej atij dhe Milanit me gola, përse jo edhe në derbi.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania