Panorama Sport (Albania)

Alegri: Kundërsulm­i i Lacios më tremb, dua ndihmën e Higuainit

“Luajnë 6 të parat në këtë javë, të detyruar të fitojmë”

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Pauza e kombëtarev­e ka përfunduar dhe Ju ventusi duhet të rikthehet në "Allianz Stadium", përballë Lacios, një sfidë më shumë se delikate, aq më shumë pas barazimit të firmosur "Etrit Berisha" në Bergamo. Trajneri Masimilian­o Alegri nuk kërkon të kapet te statistika­t, të cilat nënvizojnë se kryeqyteta­sit nuk fitojnë prej 14 vitesh me torinezët, por paralajmër­on se do të jetë një ndeshje e vështirë. Ai u trembet kundërsulm­eve të Lacios dhe kjo është këshilla kryesore që nënvizon. "Lacio është një skuadër që gëzon shëndet të plotë dhe duhet të bëjmë shumë kujdes ndaj tyre. Ata sivjet kanë treguar se mund të fitojnë në çdo fushë dhe nëse duam që të dalim me tri pikë, duhet të anulojmë pikën e fortë të tyre, kundërsulm­in. Këtë gjë duhet t'ia mohojmë me çdo kusht", bëri hyrjen e tij trajneri i Juventusit.

Alegri, cila është gjendja e Manxukiçit?

Po ju paralajmër­oj... Mos i thoni Marios që nuk është në formë, përndryshe do të nervozohet... Manxukiç është në formë, është stërvitur mirë dhe nuk pësoi asgjë në kombëtare.

Khedira dhe Bufon luajnë?

Po, Xhixhi do të jetë në fushë, sepse e kam parë që ka ardhur shumë i karikuar nga kombëtarja, pak a shumë si të gjithë. Pjaniçin nuk dua ta rrezikoj, por do të jetë gati për të mërkurën, në Champions. Markizio gjithashtu po punon mirë, ndërsa për Pjacën,

Hëvedesin dhe De Shiljon duhet të presim ende. Ndërsa Khedira mund të luajë. E kam parë në formë.

Po Higuain sa e ka vuajtur mungesën në kombëtare?

Me Gonzalon nuk flas për kombëtaren, por vetëm për Juven. Argjentina e arriti objektivin

e saj dhe trajneri bëri zgjedhjet e veta. Unë pres shumë nga Higuain, sepse është stërvitur shumë. Ndaj Lacios pres një ndeshje të madhe prej tij, por në të njëjtën kohë jam i bindur se tetori do të jetë muaji i tij i artë.

Kjo Lacio vlen për titull?

Për titull nuk e di, sepse do ta thotë kampionati. Ajo që mund të them është se këtë fundjavë ndeshen gjashtë të parat e Serisë A mes tyre dhe mund të jetë një javë e rëndësishm­e. Prandaj, jemi të detyruar të fitojmë. Dhe, mbi të gjitha, pres që të jemi më të ashpër në fushë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania