Panorama Sport (Albania)

“Punëtori” Hysaj sfidon Romën, Napoli kërkon të tetën radhazi

Mbrojtësi i djathtë, titullar në kryeqytet

-

Elseid Hysaj është një makineri, sepse ai është një nga futbollist­ët që nuk ka nevojë të pushojë kurrë dhe ofron gjithmonë një rendiment të lartë. Për këtë arsye, trajneri Mauricio Sarri e ka "përqafuar" me mall mbrojtësin e djathtë shqiptar, i cili dihet se tashmë është një nga titullarët e pazëvendës­ueshëm të të kaltërve. Skuadra e Napolit do të udhëtojë sot në mbrëmje në Romë, ku e pret një duel mjaft i vështirë dhe i rëndësishë­m, me Napolin që do të kërkojë të marrë të tetën fitore radhazi. Hysaj dhe shokët e tij janë stërvitur për dy ditë dhe në këto seanca është vënë re se trajneri Mauricio Sarri do ta përqendroj­ë lojën e tij në korsinë e djathtë, ku Hysaj dhe Kajehon formojnë së bashku një nga "zinxhirët" më të sigurt të Serisë A, duke lejuar pak sulme nga ana e tyre, por duke qenë gjithashtu dyshja dhe një nga korsitë më të nxehta të kampionati­t. Edhe pse ndoshta loja e tij nuk tërheq shumë syrin e atyre që vlerësojnë futbollin e bukur, në sytë e Sarrit, Elseid Hysaj është "punëtori i palodhshëm", që çdo trajner do të donte ta kishte në skuadrën e tij. Jo më kot, trajneri aktual i Napolit, i cili e vlerësoi dhe i dha besim që tek Empoli, e mori me vete në "San Paolo". Prandaj, si shkodrani, ashtu sikurse pjesa tjetër

e skuadrës, janë të gjithë të thirrur në apel për të mos e ndalur sprintin e tyre, as sot në mbrëmje në "Olimpikon" e Romës, një test nga i cili nëse dilet me tri pikë, atëherë realisht që Napoli do të bëjë të dridhen të gjitha pretendent­et e tjera për titull, qoftë edhe Juventusin kampion në fuqi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania