Panorama Sport (Albania)

Di Françesko e thotë troç: Për titull, nëse mundim Napolin

-

Euzebio Di Françesko do të testojë dhe do të kuptojë realisht se cila është forca e vërtetë e skuadrës së tij. Edhe pse mundim Milanin në "San Siro", trajneri i Romës e di mirë se do të jetë dueli i sotëm kundër Napolit kryesues (7 fitore në 7 ndeshje), barometri i vërtetë i cilësive që mbart në të vërtetë grupi që ai drejton. Për këtë takim, ai nuk do të mund të mbështetet te mesfushori holandez, Kevin Strotman dhe sulmuesi çek, Patrik Shik, por lojtarët që ka në dispozicio­n i mjaftojnë dhe nuk kërkon alibi. "Nga RomaNapoli do të dalë rivalja kryesore e Juventusit? Shkurt, po kërkoni të dini nëse jemi ose jo pretendent për titullin kampion... Personalis­ht, di të them se për momentin kuptohet qartë që është Napoli skuadra më e mirë, ndërsa Juventusi mbetet më e fortë në total, por i duhet të ndjekë. Nëse Roma ime është ose jo për titull kampion, atëherë kjo është ndeshje ideale për ta kuptuar këtë. Nëse arrijmë të fitojmë me Napolin, do të thotë se kemi cilësitë e duhura për të rivalizuar me dy pretendent­et kryesore, përndryshe do të na duhet të shohim se si festojnë rivalët tanë dhe neve do të na presë një kampionat shumë i gjatë, gjithmonë në ndjekje të të tjerëve, deri në fund. Sfidë sulmuese mes Di Françeskos dhe Sarrit? Në fushë zbresin futbollist­ët, jo trajnerët, por pa dyshim që nga loja dhe rezultati i nesërm (sotëm) do të kuptojmë se cili ka qenë ai që ka bërë punën më të mirë dhe e ka përgatitur në detaje, më mirë se tjetri këtë duel të bukur", përfundoi trajneri i verdhekuqv­e.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania