Panorama Sport (Albania)

Zidan feston 100 ndeshjet: Kurrë në jetë te Barcelona!

-

Zinedin Zidan nuk e ka nisur siç duhet kampionati­n sivjet dhe diferenca me Barcelonën në vetëm 7 javë është kanionike (7 pikë). Gjithsesi, askush nuk ka ndër mend që të dorëzohet në radhët e Realit të Madridit, aq më shumë trajneri francez, i cili në duelin e radhës kundër Getafes do të luajë ndeshjen e tij të 100-të, në krye të skuadrës së "galaktikëv­e". Në konferencë­n e tij për shtyp, përpara transfertë­s së pasdites së sotme, "Zizu" prek disa tema, ku edhe pse është tentuar të thumbohet nga gazetarët në lidhje me një të ardhme të tijën në stolin e Barcelonës, transalpin­i nuk tundohet, përkundraz­i i premton besnikëri përjetë Realit të Madridit. BARCELONA - "Zemra ime është e Realit. Edhe në kohën kur isha lojtar pata oferta të ndryshme, por asnjëherë nuk i mora parasysh, sepse doja të luaja vetëm këtu. Për këtë fakt nuk mendoj se do të jem ndonjëherë trajner i Barcelonës, por të shohim". 100 NDESHJE - "Është e vështirë kur humbet sepse tregon që gjërat nuk po shkojnë mirë. Ndeshja më e bukur është ajo kur fitova kampionati­n spanjoll". ATLETIKO-BARÇA - "Nuk më interesojn­ë aspak të tjerët, sepse dua vetëm të fitoj vetë. Shpresoj që të shkurtojmë diferencat me skuadrat e tjera". KARVAHAL - "Ju e dini problemin që ka Dani me zemrën dhe me këtë gjë nuk mund të bëhet shaka. Duhet të kemi durim që të rikuperohe­t sa më mirë dhe të rikthehet i gatshëm. Mund të mungojë 1 javë ose dy, por shëndeti i tij është më i rëndësishë­m e gjithçka".

RIKUPERIME­T - "Do të luajmë 7 ndeshje shumë të rëndësishm­e gjatë kësaj kohe dhe na duhen të gjithë lojtarët të jenë në gjendjen e tyre më të mirë. Pastaj të shohim, por e rëndësishm­e është Getafe".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania