Panorama Sport (Albania)

Hejnkes, gati për triumfin e parë

“Kingsli Koman e Korentin Toliso lojtarë me shumë potencial, jam i mahnitur”

- Përgatiti: ANTON LUMEZI

Trajneri i ri i skuadrës së Bajernit, Jup He jnkes, do të zhvillojë gjatë ditës së sotme sfidën e tij të parë nën drejtimin e bavarezëve pas rikthimit të katërt në Mynih. Në javën e tetë të Bundesligë­s, kampionët gjermanë do të përballen me skuadrën e Fraiburgut. Trajneri Hejnkes ka folur në konferencë­n për shtyp lidhur me rikthimin e tij në skuadër dhe formën e saj në prag të ndeshjes.

Si ju duken ditët e para pas rikthimit?

Kanë qenë ditë tepër intensive të mbushura me bashkëbise­dime, stërvitje dhe shumë punë. Kam vënë re që të gjithë lojtarët janë stërvitur me shumë dëshirë dhe kanë shfaqur paraqitje tepër të mira. Kemi punuar fort gjatë kësaj jave, sidomos me anën taktike. Megjithatë, dua të them se e kam shijuar jashtëzako­nisht shumë javën e parë pas rikthimit në drejtimin e kësaj skuadre. Jam një trajner pasionant dhe më pëlqen të punoj me lojtarë të rinj.

Cilat janë pritshmëri­të tuaja për sfidën me Fraiburgun?

Në radhë të parë duhet suksesi, gjë që nuk duhet harruar. Për mua, një prej faktorëve të rëndësishë­m për një futboll të bukur, është të luash në mënyrë kreative në repartin e sulmit, ndërsa mbrojtja të jetë e stabilizua­r.

A mund ta quani rikthimin tuaj një shpëtim për Bajernin?

Rikthimi im nuk është i mjaftueshë­m. Kemi ende shumë punë për ta arritur këtë gjë.

Si është lojtarëve?

Arturo Vidal, i cili është dëmtuar gjatë seancës së dytë stërvitore, është duke u stërvitur individual­isht, çka mendoj se është pozitive. Megjithatë, jam një trajner që nuk do të rrezikoj. Arturo

gjendja

e është shumë i rëndësishë­m për skuadrën. Për sa i përket Hames Rodrigezit, shpresoj që ai të nisë stërvitjen me skuadrën pas mbërritjes së tij gjatë ditës së sotme. E njoh mjaft mirë kapaciteti­n e tij qëkur luante te Reali. Unë do të kujdesem për të e do të bisedoj.

A është skuadra e gatshme për të arritur suksesin?

Deri më tani shoh një motivim tepër të madh të skuadrës për t'iu rikthyer formës së saj më të mirë. Ndoshta momentalis­ht, niveli stërvitor nuk është aq i lartë sa atëherë kur shënuam tripletë, por do të vijë me kalimin e kohës.

Çfarë nënkuptoni me rrotacion në skuadër?

Së pari, duhen gjetur disa lojtarë që koordinohe­n mirë me njëri-tjetrin. Kemi shumë lojtarë nga kombëtaret në skuadër, çka na jep mundësinë për të bërë shumë ndryshime. Por, në fillim duhen konsolidua­r të gjitha opsionet. Kam besim të plotë te të gjithë lojtarët tanë dhe më kanë lënë përshtypje shumë të mira Korentin Toliso e Kingsli Komani. Ata kanë një potencial të jashtëzako­nshëm.

A keni pasur dyshime për rikthimin?

E kam marrë këtë hap gjigant vetëm për skuadrën e Bajernit, pasi dhe vetë e kisha menduar disa kohë më parë diçka të tillë. Në fillim nuk kam dashur t'i rikthehem futbollit, por më pas mendova se do të ishte mirë për të dyja palët.

Cilat janë taktikat që keni punuar me skuadrën?

Një prej më kryesoreve ka qenë stabilizim­i në fushë, pasi në këtë mënyrë parandaloj­më edhe dëmtimet e lojtarëve tanë. Së dyti, është kontrolli për të qenë sa më të koordinuar dhe të mos gabojmë me topin në këmbët tona. Jemi stërvitur intensivis­ht dhe të gjithë lojtarët kanë treguar se janë pa dyshim profesioni­stë.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania