Panorama Sport (Albania)

Sampaoli: Vidal i alkoolizua­r, duhet të kurohet

I kombëtares kiliane zbulon problemet e mesfushori­t bavarez në vitin 2015

-

Ish-trajneri i kombëtares kiliane, Horge Sampaol, ka thumbuar mesfushori­n bavarez, Arturo Vidal, duke zbuluar se në vitin 2015 ka pasur mjaft probleme teksa luante me kombëtaren kiliane. Sampaoli ka shpjeguar se Vidal gjithmonë ka dashur të konsumojë alkool dhe nuk e kontrollon­te dot veten duke shtuar se: "Kur kemi qenë duke u kthyer me aeroplan nga Lima, Vidal më pyeti nëse mund të hapte një birrë të cilën e kishte marrë me vete në fluturim. Pa dyshim i thashë që s'mundej, pasi në aeroplan ishin edhe drejtuesit e kombëtares. Si përfundim, ai nisi të pinte një shishe me alkool së bashku me disa lojtarë të tjerë. Në këtë mënyrë u detyrova të fajësoja stafin e këtij fluturimi, edhe pse e dija që faji ishte i Arturo Vidalit". Kapiteni i kombëtares kiliane, Klaudio Bravo, ka folur pas dështimit për në Kupën e Botës se ka qenë duke konsiderua­r edhe dorëheqjen nga kombëtarja. Bashkëshor­tja e tij, Karla Pardo, ka dyshuar në aspektin profesiona­l te lojtarët e kombëtares kiliane, pasi disa prej tyre ishin shumë të dehur për të luajtur. E ëma e saj, Pilar Lizana, ka mbrojtur të bijën gjatë një interviste duke thënë: "Ajo ka qenë e habitur me lojtarët e kombëtares, si Vidali, i cili vinte në stërvitje i dehur". Rreth dy vite më parë, mesfushori kilian, Arturo Vidal, është aksidentua­r me automjetin e tij në Kili, pasi ka qenë duke udhëtuar në gjendje të dehur, ku si pasojë i është pezulluar leja e qarkullimi­t. Megjithatë, mesfushori ka vazhduar të shfaqë anën e tij të fortë duke postuar mesazhe inkurajues­e për tifozët e kombëtares kiliane, pasi u përfol se ai kish menduar largimin e tij nga skuadra. Gjatë disa postimeve në rrjetin social "Twitter", Vidali ka shkruar se: "Një luftëtar mund të qajë, por ai nuk di të heqë kurrë dorë". Gjatë ditës së djeshme, Sampaoli ka thënë se i vjen keq për deklaratat e vitit 2015.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania