Panorama Sport (Albania)

Goga Basket, leksion Tiranës, Mehmeti fantastike

Kapitenia e durrsakeve, 27 pikë dhe 7 trepikësha

- OLGERT SERANI

Goga Basket hedh që në start kandi daturën për titullin kampion. Në ndeshjen hapëse të sezonit 2017-2018, durrsaket e drejtuara nga trajneri Miltiadh Driza i bëjnë "gjëmën" Tiranës në sallën sportive "Farie Hoti". Një ndeshje dramatike, që u vendos në kohën shtesë me triumfin e merituar të durrsakeve me rezultatin final 79-70. Ndeshja nisi e ekuilibrua­r dhe me ritëm, po shumë pak produktive në pikët e shënuara. Pesë minuta lojë dhe bardheblut­ë udhëheqin 85. Lalaj e Xhanaj shfaqen kërcënuesh­ëm në çdo sulm, ndërsa kapitenia Mehmeti çel serinë me 3 pikë dhe shënon barazimin e parë 10-10. Më pas, asnjë nga skuadrat nuk arrin të shkëputet, ndërsa nuk mungojnë përmbysjet, por në fund perioda i takon skuadrës mike 21-19. Tirana shkëputet në +3 pikë në fillimin e periodës së dytë (24-21), por krejt papritur humb terren në 24-28. Mehmeti-MekRoi i përgjigjen dyshes vendëse Popoviç-Pavlov. Kryeqyteta­set e fitojnë këtë 10minutësh 15-14 dhe Goga Basket shkon në pushimin e ndeshjes me avantazhin e ngushtë 34-35. Me rikthimin në parket, Tirana me 2 trepikësha radhazi të Popoviç udhëheq ekipin 42-37, por pa mundur të mbajë këtë ritëm dhe ta shohë sërish veten në disavantaz­h 47- 52. Tekniku Avrami në pushimin e kërkuar u tërheq vëmendjen lojtareve se mbrojtja është e shpartallu­ar. Nën "regjinë" e lojtares model Xhanat, Goga Basket është superiore 49-55. Tri pikët e Qypit dhe Popoviç në limitet e periodës rihapin ndeshjen 54- 55. Ndërkohë koha e rregullt u mbyll 67- 67. Avantazhi i përkohshëm 67-65 i Goga Basket nën "firmën" e amerikanes MekRoi "anulohet" nga Pavlov.

Më pas, në kohën shtesë janë durrsaket që shfaqen më energjike, të uritura për fitore përballë një rivali pa "gjak", anonim dhe tejet të lodhur fizikisht. Pas kapitenes Bujari, në periodën e 4-t, Tirana mori një goditje tjetër të rëndë teksa edhe Popoviç lë parketin, pasi plotëson numrin 5 të personalev­e. Kapitenia Mehmeti ishte më e mira në fushë me 27 pikë (7 ishin

3- pikësha), ndërsa për vendëset më e mira ishte Popoviç me 24 pikë. Pas ndeshjes, trajneri i Goga Basket, Miltiadh Driza, u shpreh për gazetën: "Më mirë nuk mund të niste sezoni, pasi fituam përballë një rivali direkt. Sa i përket ritmit tonë të lartë tregon se muajt e verës kemi punuar mjaft në anën e përgatitje­s fizike, ku te shtesa u pasqyrua më shumë".

 ??  ?? FOTO: F.Hazizllari
FOTO: F.Hazizllari

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania