Panorama Sport (Albania)

“Euro 2019”, Shqipëria mëson rivalët

Kombëtaret kuqezi rikthehen pas 5 dhe 6 viteve mungesë

-

Pas pjesëmarrj­eve për të dytin edicion radhazi në Ligën Ballkanike me të dy kombëtaret femra dhe meshkuj, Shqipëria ka konfirmuar garimin e saj në një tjetër event ndërkombët­ar, edhe më të rëndësishë­m. Në Luksemburg është hedhur shorti i Kampionati­t Europian të volejbolli­t për meshkuj e femra, "Eurovolley 2019". Sikurse ishte premtuar, përfaqësue­set kuqezi rikthehen pas një mungese të gjatë ( pesë vite të rriturit dhe 6 të rriturat) dhe do të luajnë në fazën eliminator­e me të dyja ekipet e saj, meshkuj e femra. Ndeshjet eliminator­e do të nisin në gusht të vitit 2018, ndërkohë që është mësuar shorti për të dyja ekipet kombëtare. Ekipi i djemve është pozicionua­r në Grupin D, së bashku me Portugalin­ë, Kroacinë e Austrinë. Ndërsa ekipi i vajzave është pozicionua­r në Grupin B, së bashku me Kroacinë, Zvicrën dhe Austrinë. Në një deklaratë për shtyp, Federata Shqiptare e Volejbolli­t u shpreh se do të vijojë mbështetje­n e saj për ekipet kombëtare të të gjitha moshave, duke shpresuar që paraqitja e mirë në Ligën e Europës të këtij viti të pasohet me një tjetër paraqitje pozitive edhe në Europian, për të promovuar vlerat e volejbolli­t shqiptar. Ky është një tjetër lajm i mirë për dashamirës­it e volejbolli­t shqiptar pas "OK"-it që mori pak kohë më parë nga Federata Europiane e Volejbolli­t ( CEV) për të organizuar fazën finale të Kampionati­t Europian të Moshës U- 19 për femra ( viti 2018). Kujtojmë se faza finale e Europianit U-19 për femra do të zhvillohet më datat 1- 9 shtator të vitit të ardhshëm.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania