Panorama Sport (Albania)

Partizani Partizani 145 145 ditë ditë për për një një fitore, fitore, zbardhen zbardhen debatet në staf staf

Italiani: Mos më thoni broçkulla! Shkundni lojtarët!

- ILIR CARA

DrejtoriDr­ejtori sportivspo­rtiv PreitiPrei­ti thumbonthu­mbon StarovënSt­arovën dhedhe u u hakërrehet­hakërrehet trajnerëve­trajnerëve paspas ndeshjesnd­eshjes nënë Durrës:Durrës: "Mjaft"Mjaft mëmë thatëthatë broçkulla!broçkulla! ShkundniSh­kundni ekipinekip­in sese nuknuk jenijeni kurrkund!"kurrkund!" Dervishi,Dervishi, kundërkund­ër italianëve:italianëve: JanëJanë drejtorëdr­ejtorë apoapo shoferësho­ferë autobusësh...?autobusësh...?

20 maj 2017 është data kur Partizani do shënonte fitoren e fundit në kampionat (Partizani-Korabi 3-0) përpara suksesit të arritur të enjten në stadiumin "Niko Dovana". Të kuqve u është dashur të presin 145 ditë që të kthehen te fitorja në kampionat. Ndaj Teutës, "demat" gjetën golat e parë, që u përkthyen në tri pikë. Kjo fitore e ka rritur adrenalinë­n në kampin e kuq, ku menjëherë pas takimit në Durrës nuk ka munguar entuziazmi dhe optimizmi. Edhe stafi është treguar euforik, por drejtori sportiv Antonelo Preiti ka pasur mendim ndryshe. Gazeta ka zbardhur një prapaskenë të asaj që ka ndodhur në diskutimin e Preitit me pjesëtarët e stafit pas ndeshjes. Drejtori është treguar realist, pasi përveç pikëve të fituara, ekipi nuk tregoi asgjë, ndaj ka kërkuar që stafi të shkundë lojtarët. Mësohet se pas fitores në Durrës pjesëtarë të stafit i kanë thënë Preitit se luajtën shumë mirë ndaj Teutës dhe fitorja ishte e merituar. Por, drejtori nuk i ka lejuar që të vijojnë më gjatë dhe ua ka prerë direkt mendimin: "Mos më thoni broçkulla! Shkundni lojtarët! Ndaj Teutës nuk luajtën aspak mirë, prandaj duhet të ndryshojnë menjëherë". Gjithsesi, pas "thyerjes së akullit" në transfertë­n e Durrësit, tani shpresohet që Partizani të kapë trenin e ngjitjes.

Preiti në "Rubrika Sportive"

Në mbrëmjen e së enjtes, Antonelo Preiti ka qenë i ftuar në studion e emisionit "Rubrika Sportive" në RTSH. Drejtori sportiv ka sqaruar disa çështje dhe situata që lidhen me Partizanin e këtij sezoni.

STAROVA- Për sa u përket kritikave të ish-trajnerit Sulejman Starova për punën e kryer nga drejtuesit aktualë të skuadrës, drejtori Preiti u shpreh: "E kam lexuar çfarë ka thënë Starova. Është një personazh simpatik, por unë e njoh më shumë si një njeri inteligjen­t. Megjithatë, mendoj se nuk është e nevojshme që ai të vazhdojë me batuta të tilla për ecurinë e klubit. E respektoj, por nuk është momenti

që të bëjmë replika për situatën te Partizani".

FITORJA ME TEUTËN"Fitorja 2-1 ndaj Teutës është një rezultat që vjen në momentin e duhur për ekipin. Çfarë do të ndodhte nëse nuk fitonim? Epo ne ia dolëm dhe i morëm tri pikët, ndaj s'ka rëndësi kjo gjë. Në minutat e para bëmë shumë gabime individual­e. Teuta na vuri në vështirësi, por kjo edhe për meritë të kundërshta­rit më tepër se për gabimet tona. Trajneri Iuliano e kishte përgatitur shumë mirë ndeshjen, vetëm për fitore".

AFRIMET E MERKATOS-

I pyetur nëse Partizani ka dështuar me afrimin e disa lojtarëve, si Selvaxhio, Shahinasi, apo Herrera, Preiti u shpreh: "Selvaxhio dhe Shahinasi janë lojtarë të rinj, të datëlindje­s '96. Ne ishim të vetëdijshë­m se, edhe pse afruam Selvaxhion, titullar do të ishte Fejzullahu. Shahinasi është lojtar i talentuar, që është formuar në akademitë e futbollit italian. Për Herreran jam dakord, sepse ende nuk ka spikatur. Por, me sa kam parë, ai nuk ka asgjë më pak se Torasa, i cili ishte vjet te Partizani. Mendoj se kemi marrë lojtarë shumë të vlefshëm.

Edhe Ekubani sezonin e kaluar dha maksimumin kur ekipi erdhi në formën e vet më të mirë. Gjatë karrierës sime në fushën e futbollit kam pasur eksperienc­a si me Kuadradon, të cilin e mora tek Udineze dhe, më pas, e huazuam në Serinë B. Më pas e shitëm për 40 milionë euro. Po ashtu edhe Paleta, kur e mora nga Argjentina, ai nuk luajti fare për 6 muaj në Serinë A. Më pas eci shumë duke shkuar deri te Milani. Ndaj, them se edhe lojtarët duan ndonjëherë kohë për t'u përshtatur.

MODELI SKËNDERBEU"Dua të përgëzoj Skënderbeu­n

për arritjet në Europë. Ka kaluar katër ture eliminator­e radhazi dhe është një meritë e jashtëzako­nshme. Skënderbeu është një klub i organizuar shumë mirë. Skuadër shumë e mirë! Dua të them se Skënderbeu është skuadra më e mirë për momentin dhe një model për t'u ndjekur nga ekipet shqiptare. Sigurisht që kur luan në Europë merr përfitime edhe nga shitja e lojtarëve. Edhe Partizani e bëri një gjë të tillë në verë me Ramadanin. Por, kur ecën shumë në Europë normale që do investosh për t'u forcuar në kampionat edhe më shumë".

 ??  ?? Trajneri Mark Iuliano dhe drejtori sportiv, Antonelo Preiti
Trajneri Mark Iuliano dhe drejtori sportiv, Antonelo Preiti
 ??  ?? Lojtarët afrikanë të Skënderbeu­t “nderojnë” kapitenin Shehi me veshje sportive
Lojtarët afrikanë të Skënderbeu­t “nderojnë” kapitenin Shehi me veshje sportive
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania