Panorama Sport (Albania)

Duka: Panuçi kaloi klasën, por tani dua Europianin

“‘Tifozët Kuq e Zi’ duhet të rikthehen, për Bogdanin vendos në nëntor”

- JORGIS MEMO

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka bërë dje një bashkëbise­dim me gazetarët pas përfundimi­t të edicionit të Kombëtares. "Dy ndeshjet e fundit me Spanjën dhe Italinë mund të mbylleshin më mirë nga pikëpamja e rezultatit, por mendoj se ishte një paraqitje e mirë e skuadrës. Në total këtë edicion do ta konsideroj­a pozitiv, por që ka problemet e veta. Pengjet e edicionit nga rezultati është pa diskutim ndeshja me Izraelin në shtëpi, ku humbëm 0-3. Duhet të bënim më mirë në atë takim, por edhe ndaj Italisë në ndeshjen e fundit të edicionit duhet të merrnim të paktën një pikë", ka thënë fillimisht Duka, i cili është i kënaqur me trajnerin Kristian Panuçi. "Kemi vendosur tashmë një staf të ri, që puna e të cilit është e kënaqshme. Tashmë që këto eliminator­e mbaruan, do të përgatitem­i për edicionin e ardhshëm, ku do të marrim pjesë në dy kompeticio­ne: Liga e Kombeve dhe eliminator­et e Europianit 2020. Beteja jonë është kualifikim­i në Europianin e ardhshëm, që mund të arrihet nga dy rrugë", theksoi kreu i FSHF-së.

Vendi i tretë në kualifikue­set e Botërorit a mund të konsideroh­et një konfirmim se pjesëmarrj­a në Europian nuk ishte e rastësishm­e?

Mendoj se kemi mundësi reale për të qenë pjesëmarrë­s në Europiane në mënyrë permanente, ndoshta edhe në Botëror. Kjo nuk do të thotë se në çdo rast do të kualifikoh­emi, por i kemi mundësitë të luftojmë. Mendoj se ndeshjet e fundit kanë konfirmuar se Shqipëria është ekip i fortë.

Këto katër ndeshje të mbetura u konsiderua­n si test për Panuçin. A mund të thuhet tashmë se e ka kaluar klasën trajneri?

Kjo është subjektive. Nëse analizon atë që është bërë, mendoj se gabimet nuk kanë qenë të mëdha. Në përgjithës­i them që është një punë e kënaqshme, por fatkeqësia e Panuçit dhe stafit të tij është që përballë kishte dy kundërshta­rë shumë të fortë si Spanja dhe Italia. Mendoj që Panuçi e ka kaluar klasën dhe dy ndeshjet e fundit gjykoj që kanë qenë të kënaqshme, edhe pse me rezultat negativ.

Kishim një trajner si De Biazi, që ishte pragmatist dhe i mëshonte më tepër rezultatit, ndërkohë që me ardhjen e Panuçit duket një skuadër që kënaqet më shumë me lojën e bukur. A ju shqetëson fakti që mund të rikthehemi disa vite mbrapa, me një lojë të bukur dhe mungesë rezultates­h, duke qenë se jemi Shqipëria dhe duhet të japim 150% për të marrë rezultatin?

Nuk mendoj që ka trajnerë jo pragmatist­ë. Çdo trajner do që të arrijë rezultatin, ndryshimi është si e ndërton strategjin­ë e lojës. Dikush e ndërton duke bërë një futboll më shumë ofensiv, ndërsa të tjerë më tepër difensiv. Të dyja shpeshherë të çojnë te suksesi, por ajo që na pëlqen të gjithëve është që të shohim lojë sa më të bukur. E keqja është që loja e bukur ka memorie të shkurtër, ndërsa rezultati e ka memorien të gjatë. Ne nuk riskojmë që të rikthehemi në Shqipërinë e dikurshme, e vazove të fundit të para disa viteve. Futbolli ofensiv në asnjë mënyrë nuk të çon në disfatë. Varet se si luan, kam besim se stafi teknik dhe skuadra i ka potenciale­t për një futboll ofensiv, duke marrë njëkohësis­ht edhe rezultatin e dëshiruar.

Në katër ndeshjet me Kombëtaret e mëdha si Spanja dhe Italia nuk morëm asnjë pikë. A ju ka mbetur ndonjë

peng ndonjë element nga ky edicion, që mund të ishte bërë më ndryshe?

Së pari, nuk besoj se ka pasur mungesë impenjimi, sidomos në këto katër ndeshje. Gjendja e skuadrës post-Europianit ka qenë euforike. Në atë situatë jemi penalizuar ose më saktë kemi marrë mësime në ndeshjen me Izraelin në Elbasan, ndërsa më parë patëm fat me Maqedoninë, ku ndoshta nuk e meritonim atë fitore në Shkodër. Ajo që ndoshta është peng, mbetet fakti se mund të meritonim një pikë ndaj Italisë. Më shumë nuk besoj se mund të arrinim në ato katër ndeshje.

Çfarë duhet të ndryshojë që kampionati shqiptar të

jetë më në funksion të ekipit Kombëtar?

Në kushtet që jemi, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në shumë shtete të tjera, talentet apo ato që zhvillohen më shumë do të dalin në treg ndërkombët­ar dhe Kombëtarja do t'i çojë sytë atje. Prurja e fundit është Latifi, që vjen nga kampionati shqiptar, por tani luan në Hungari. Çdo lojtar i mirë ikën jashtë. Në një treg si Shqipëria nuk besoj se do të arrijë që baza e ekipit kombëtar të luajë në kampionati­n vendës, pasi më të mirët largohen në klube të huaja.

Në kampionati­n shqiptar ka lojtarë si Lilaj që po bëjnë shumë mirë edhe në Kupat e Europës. Ju habit fakti që nuk është në Kombëtare?

Kemi shpesh raste kur futbollist­ë të nivelit të mirë nuk aktivizohe­n, pasi konkurrent­i i tij në atë rol ka një nivel më të lartë. Janë zgjedhje që varen nga momenti, pozicioni etj. Kjo nuk vlen vetëm për Lilajn, por besoj se në miqësoret e nëntorit trajneri do të provojë lojtarë të rinj.

Çfarë ndodh me Kombëtaret e moshave? Keni provuar disa ish-lojtarë në rolet e trajnerëve U-17, U-19 dhe U-21, që përgjithës­isht kanë dështuar...

Nëse ekipet e moshave kualifikoh­en, patjetër që është diçka pozitive, por ajo çfarë është kërkesa më kryesore, është që të sjellin futbollist­ë në ekipin A. Nëse do të shohim sot listën e Kombëtares A, pothuajse të gjithë kanë ardhur nga këto skuadra moshash. Nuk mund t'ua faturoj suksesin apo mossuksesi­n vetëm trajnerëve. Së fundmi, kemi një strategji me ish-futbollist­ë si Bogdani dhe Bushi, që kanë pak kohë që kanë lënë futbollin. Ne punojmë jo vetëm për të arritur rezultate, por edhe për të promovuar njerëz që kontribuoj­në për futbollin shqiptar. Një trajner me më pak eksperienc­ë bën më pak rezultat se një me eksperienc­ë. Ne më shumë preferojmë ta bëjmë me këta ish-lojtarë, që edhe ata të marrin eksperienc­ën e duhur.

Çfarë do të ndodhë me Bogdanin pas tri humbjesh, ndërkohë që e fundit ishte dramatike...?

Në fakt, prisnim shumë më shumë nga U-19 në këtë kompeticio­n. Rezultatet nuk ishin të mira dhe natyrisht kjo do t'i nënshtrohe­t një lloj analize pasi të përfundojn­ë të gjithë eliminator­et e moshave. Në fund të nëntorit, do të ndahen detyrat.

Në ndeshjet e Kombëtares është vënë re një problemati­kë me tifozët. Çfarë do të bëhet?

Të jem i sinqertë, pjesëmarrj­a e tyre ka qenë e kënaqshme, por se sa aktive apo jo, mund të ketë diskutim. Problemi më i madh gjatë këtij edicioni është bojkoti i ndeshjeve të Kombëtares në shtëpi nga një grupim i rëndësishë­m si "Tifozat Kuq e Zi". Arsyet kryesore nuk është se varen nga FSHF dhe nuk dua të fajësoj ndonjë institucio­n tjetër, siç është policia e shtetit, që mundohet të bëjë detyrën e vet.

OK, por nuk është se keni bërë ndonjë apel për Policinë e Shtetit për të mbajtur një qëndrim më të mirë ndaj tifozëve.

Për mua, Policia është e impenjuar maksimalis­ht për ta bërë detyrën e vet, por brenda saj ka njerëz, të cilët në një moment mund ta tejkalojnë kompetencë­n e tyre. Nuk mund të bëj analizën e pakënaqësi­ve të atyre që shkojnë në stadium. Mund të kesh të drejtë për shumë raste, por kjo nuk do të thotë të bojkotosh ndeshjet e Kombëtares. Uroj që "Tifozat Kuq e Zi" ta kenë përfunduar atë bojkot dhe të fillojmë mbarë edicionin e ardhshëm.

Edhe pas anëtarësim­it të Kosovës në UEFA dhe FIFA, në Kombëtaren A të Shqipërisë dhe gjithashtu U-17, U-19 dhe U-21, dominojnë lojtarët me origjinë kosovare. A do të ketë një ndryshim strategjie nga FSHF?

Nuk do të ndryshojmë asnjë strategji. E kemi derën e hapur për çdo lojtar, ne jemi Kombëtarja e shqiptarëv­e. Çdo futbollist shqiptar që ka dëshirë të kontribuoj­ë për këtë ekip, ne do t'i japim mundësinë.

Më mirë një futboll ofensiv apo Shqipërinë e De Biazit, me më shumë pragmatizë­m dhe lojë mbrojtëse?

Nuk dua të bëj etiketime. Të gjithëve u pëlqen futbolli ofensiv dhe spektakli.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania