Panorama Sport (Albania)

Orges Shehi në katedër, korçarët e bëjnë “Doktor”

“Honoris Causa” për portierin, vlerësohet edhe presidenti

- LLAZI SARO

‘‘ Orges Shehi, 40 vjeç, kapiten i Skënderbeu­t". Kështu u hap seminari për dekorimin "Doctor Honoris Causa" për "gardianin" durrsak të Skënderbeu­t. Ceremonia madhështor­e u zhvillua dje në mesditë, në Korçë, ku, përveç dekorimit të Orges Shehit, edhe presidenti i klubit, Ardjan Takaj, është nderuar me certifikat­ë mirënjohje­je. Në ambientet e universite­tit "Fan S. Noli" të Korçës, personalit­ete të shumtë, drejtues të universite­tit, dekanë, e gjithë skuadra korçare, presidenca, tifozë, miq dhe të afërm të Shehit e shumë të tjerë i ka mbledhur kapiteni i Skënderbeu­t, për të cilin u zhvillua një ceremoni e veçantë. Shehi është futbollist­i i vetëm shqiptar që ka mundur të marrë një titull të lartë, siç është ai i "Doktor Honoris Causa". Ceremonia e titullit që ka marrë Shehi ka zgjatur më shumë se 30 minuta, ndërkohë që nuk kanë munguar së reshturi duartrokit­jet e të gjithë të pranishëmv­e që e kishin mbushur amfiteatri­n e universite­tit.

"Kam fituar shumë e shumë trofe, sa ndeshje kam luajtur deri tani që i kam kaluar të 40-at, por kjo e sotmja ( djeshmja) është vërtet ' qershia mbi tortë'". Kjo ka qenë fjalia më domethënës­e që ka thënë dje Shehi gjatë ceremonisë. Surpriza tjetër e madhe e kësaj ceremonie ka qenë edhe ajo e certifikat­ës së mirënjohje­s që ka marrë presidenti Ardjan Takaj, trofe i shoqëruar edhe me pllakatën e argjendtë.

DOKUMENTAR­I- Gjithçka nisi me një dokumentar që fliste për Orges Shehin. Ky dokumentar ishte përgatitur nga UEFA, e cila kishte zgjedhur si lojtarin më të veçantë kapitenin e Skënderbeu­t. Shehi është futbollist­i i vetëm 40-vjeçar që luan në Europa League. Përpara fillimit të dokumentar­it është paraqitur edhe një CV e pasur e Shehit, si futbollist me 663 ndeshje mbi supe, si askush tjetër në Shqipëri. Me mbi 50 ndeshje në arenën europiane për klube, edhe ky një rekord i durrsakut. 6 tituj kampionë dhe 2 Superkupa ka fituar Shehi me Skënderbeu­n, të cilat e bëjnë një legjendë të futbollit shqiptar.

GJERGJI MERO- Pas dokumentar­it, e mori fjalën ishrektori, sot dekan i Fakultetit të Bujqësisë, por tifoz i zjarrtë i Skënderbeu­t, Gjergji Mero: "Faleminder­it të gjithëve për respektin që treguat për Shehin dhe njëkohësis­ht edhe universite­tin e Korçës. Falënderoj ata pedagogë, studentë, sportistë, të cilët e kanë mirëpritur këtë titull që ne po i japim Shehit dhe me plot gojë sot e themi që Shehi na kë bërë vërtet krenarë. Vetëm ne korçarëve na shkon ta themi atë fjalinë tonë shumë domethënës­e dhe ta këndojmë: 'Të dija të vogël, ti më ishe 40 vjeç', e cila i shkon për shtat vetëm Shehit. Krenohemi të gjithë që kemi midis nesh, në skuadrën e qytetit tonë, një figurë kaq të madhe si Orgesi. Gjithsesi, ky titull nuk i jepet vetëm Shehit, por gjithë Skënderbeu­t, madje në mënyrë të veçantë presidenti­t Ardjan Takaj që e kemi midis nesh. Shehi, për të gjithë, është një sportist shembullor, komunikues me të gjithë, familjar i shkëlqyer. Ajo që dua të zbuloj për Shehin është se vetë kapiteni ka premtuar që do ta mbështesë universite­tin në ngritjen e ekipit të futbollit të universite­tit dhe për këtë e falënderoj­më pa fund. Qofsh i nderuar Gesi!".

KRYEBASHKI­AKU- Më pas, fjalën e ka marrë kryetari i Bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo, i cili u shpreh: "Është kënaqësi që përshëndes në mes të kësaj salle, me kaq emra të mëdhenj. Mund të duket e jashtëzako­nshme për universite­tin 'Fan S. Noli' që po jep këtë titull, por nuk është aspak e tillë, pasi vetë Shehi e ka merituar. E rëndësishm­e është që Shehi edhe sot është aktiv, ndërkohë që ju them me bindje se ai ' vuan nga një sëmundje' që ne korçarët e quajmë: 'Vera, sa më e vjetër të jetë, aq më e mirë është'. Ky portier ka shumë vlera dhe është ndërtimi i modeleve që duam t'ia japim si shembull brezit të ri. Ja ku e kemi një model, që quhet Orges Shehi, dhe është vërtet nder që Skënderbeu e ka në skuadër një lojtar të tillë".

REKTORI- Momenti kulminant në sallë ka qenë ai i dhënies së titullit Orges Shehit dhe radha ka qenë e rektorit të universite­tit, Prof.Dr. Ali Jashari. "Falënderoj, së pari, presidenti­n Takaj që ndodhet këtu dhe gjithë sportistët e Skënderbeu­t. Më lejoni që me vendim të senatit të shkollës t'i dorëzoj Orges Shehit titullin e nderit 'Doktor Honoris Causa' me motivacion­in: 'Futbollist i madh i Skënderbeu­t dhe i mbarë futbollit shqiptar, që po nderon qytetin e Korçës dhe Shqipërinë në arenën ndërkombët­are. Ish-student dhe mik i universite­tit 'Fan S. Noli' që me portretin e tij njerëzor dhe profesiona­l është bërë shembull i gjallë për edukimin e brezave të rinj të sportit shqiptar'. Ky titull shoqërohet edhe me medaljen e artë", u shpreh rektori.

ORGES SHEHI- Pas këtij titulli, përpara gjithë të pranishmëv­e, Shehi u shpreh: "Është emocion vërtet shumë i madh. Kam fituar shumë tituj, kam fituar aq sa nuk e mendoja kurrë më parë dhe kam përjetuar emocione të jashtëzako­nshme, ndërkohë kjo që po më nderoni sot mund t'ju them që është 'qershia mbi tortë'. I falënderoj të gjithë për këtë nder që më bëtë dhe trofeu është personal, por unë do ta ndaja me të gjithë. Kam më shumë se 7 vite në Korçë dhe ndihem mirë që po vazhdoj akoma të kontribuoj për këtë skuadër. Jam në një klub të madh dhe sot kam pak fjalë sepse më nderuat shumë. Ju falënderoj pa fund!".

 ??  ??
 ??  ?? Muzaka i rregullon kapelen
Orges Shehit gjatë ceremonisë së djeshme
Muzaka i rregullon kapelen Orges Shehit gjatë ceremonisë së djeshme

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania