Panorama Sport (Albania)

Balo dhe disko, Bonuçi do fitoren e parë si kuqezi

E kaluara si zikaltër e kapitenit të kuqezinjve

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

‘‘ Turne në Abu Dabi, Interi kërkon një portier të vitlindjes 1987 dhe te Viterbese luan Goleti, kushëriri i Leonardos. E marrin, në atë kohë ne bindëm edhe Xhiuzepe Barezin të merrte edhe Bonuçin. Ai pranoi, në fund Interi firmos për një huazim falas me blerje për 40 mijë euro". Kështu nis historia e Leonardo Bonuçit në Milano; jo me Milanin, por me Interin. Ta shikosh tani me atë fanellë krijon ndjesi të çuditshme. Rrëfimi është i Serxhio Inoçentit, vëzhguesit zikaltër që e pikasi dhe ua raportoi drejtuesve. Inoçenti tregon se në fund të vitit dikush nga Interi dëshironte ta konfirmont­e Leon, disa të tjerë jo, por e rëndësishm­e është që ka shkuar gjithçka mirë. Bonuçi shkoi tek Interi në vitin 2005, zhvilloi dy sezone me skuadrën e moshave dhe fitoi kampionati­n: finale me Sampdorian, rezultati përfundimt­ar 1-0, gol i Balotelit nga 11 metrat.

AMBICIE - Një skuadër plot me talente, edhe pse horoskopi nuk u premtoi të gjithëve një të ardhme. Baloteli ishte i përzgjedhu­r, u bë numri 9 i përfaqësue­ses italiane, por dha më pak sesa pritej. Leo ishte më pak i prituri dhe Paolo Tornagi, portieri i asaj skuadre, i përmbledh të gjithë: "Në atë kohë mendoja se në maja do kishte shkuar Baloteli, Bolconi, Ribas dhe Biabiani. Leo fillimisht qëndronte në pankinë në vend të Meit, një i '89-ës, por donte të tregonte vlerat, ishte gjithmonë i përqendrua­r. Përqendrim­i ishte arma e tij: nuk kishte saktësi të mëdha teknike, por ka mësuar shumë". Rrëfimi i historisë është thuajse i njëjtë edhe nga të tjerët. Bolconi thotë që Leo kishte karizëm: "Nuk lejoi të kushtëzohe­j nga mosbesuesi­t". Të gjithë shtojnë se Leo kishte prezencë prej lideri.

Vinçenco Espozito, trajneri, e kujton kështu: "Kisha një grup ekspertësh me të cilët konsultohe­sha. Fautario, Bonuçi, Filjomeni, Tornagi. Përpara finales klubi më kërkoi nëse na duhej Andreoli, një i vitlindjes '86, si përforcim. Lojtarët m'u përgjigjën se kishin arritur deri në fund me forcat e tyre, donin ta përballoni­n vetë. Dy orë përpara ndeshjes, dikush pa Balotelin me një akullore gjigante në dorë, kundër çdo rregulli. Konsultova të tjerët: "Sipas jush, duhet ta lë jashtë?". Vendosën të mbyllin njërin sy. Leo nuk kishte shpejtësi në start, por kërkonte shumë nga vetja

dhe ishte inteligjen­t".

DISKOTEKA - Shoku i dhomës së Leos ishte Xhiuzepe Filjomeni, sot te Foxhia. Të tjera histori: "Unë, ai dhe disa të tjerë vinim në lojë Balotelin, që përdorte një kapelë me kafkë në vend të asaj me ngjyrat zikaltër. Ne i thoshim: 'Mario, na mërzite'. Ai: 'S'ka rëndësi, paguaj gjobën'. Një të diel, unë dhe Leo donim të shkonim në diskotekë dhe Mario këmbëngult­e: 'Do vij dhe unë'. Normalisht, nuk mundej, ishte minoren. E binda Leon që ta merrte dhe ai më tha, me seriozitet: 'Mario, nëse na kapin të vras'". Dhe i kapën...

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania