Panorama Sport (Albania)

Sherr i rrallë në Kamzë, grushte e shkelma dhe në fund... kafe

-

Rikthehet dhuna në futbollin e të rinjve. Degjeneron në sherr mes lojtarëve fundi i sfidës mes Shkëndijës dhe Besëlidhje­s e vlefshme për kampionati­n U-17 të Kategorisë së Parë. Takimi i luajtur në kompleksin e ekipeve kombëtare në Kamzë është fituar nga Besëlidhja 3-2. Qoshja e Tomi kanë shënuar për Shkëndijën, ndërsa Zeqja, Veseli e Frroku kanë realizuar për lezhjanët.

SHERRI

Me vërshëllim­ën e gjyqtarit Henri Bundo, që ka sinjalizua­r fundin e takimit, ka nisur një sherr masiv ku janë përfshirë të gjithë lojtarët e të dyja skuadrave. Ka qenë një nxënës i shkollës së mjeshtëris­ë që është futur në fushë duke ofenduar trajnerin e Besëlidhje­s, Atilio Lesi, duke u vërsulur drejt tij dhe kaq ka mjaftuar për t'u futur në sherr të gjithë lojtarët. Në këtë moment, trajneri i shkollës së mjeshtëris­ë shkon pranë nxënësit për ta tërhequr nga veprimi dhe kërkon ta largojë, por sherri tashmë ka nisur dhe lojtarët e të dyja skuadrave godasin me grushte e shkelma njëri-tjetrin, derisa kanë ndërhyrë forcat e sigurisë, duke bërë shpërndarj­en e tyre. Më pas janë futur edhe civilë të tjerë, prindër e tifozë, dhe sherri ka zgjatur për pak çaste, derisa është qetësuar situata. Në fund, të dy trajnerët janë takuar me njëritjetr­in duke kërkuar ndjesë për sa ndodhi para delegatit të ndeshjes dhe më pas kanë pirë nga një kafe së bashku. Po kështu është qetësuar situata edhe me lojtarët, duke u pajtuar dhe dhënë dorën njëritjetr­it. Abdulla Dushku

 ??  ?? Momente nga sherri i djeshëm mes lojtarëve të Shkëndijës dhe Besëlidhje­s
Momente nga sherri i djeshëm mes lojtarëve të Shkëndijës dhe Besëlidhje­s
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania