Panorama Sport (Albania)

Çelsi fitore dramatike, Siti nis arratisjen

Hadërsfill­di shokon "djajtë e kuq" dhe Guardiola shkon +5

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Ashtu si moti i Lon drës: diell, shi, sërish diell. Fitorja 4-2 e Çelsit ndaj Uotfordit është në paralele me klimën britanike: në harkun e 90 minutave blutë i përjetojnë të gjitha stinët, por në fund rikthehen te suksesi pas 3 javësh dhe shohin dritë në fund të tunelit. Por rezultati nuk është pasqyrë e ndeshjes: Uotfordi ishte shumë herë pranë 1-3, pasi përmbysi golin spektakola­r të Pedros. Çelsi rrezikoi shumë përballë skuadrës së Marko Silvës, e cila në një pikë u bë edhe padrone e fushës. "The Hornets" shpalosin një futboll të bukur dhe kanë talente të vërteta, ashtu si Dukure, por mbi të gjitha Riçarlison. Por është sërish braziliani në shënjestër për rastet e humbura: e pabesueshm­e rasti me rezultatin 1-1, me një hapësirë të madhe përpara. Një trajneri si Konte nuk mund t'i bëhen dhurata të tilla dhe menaxheri puljez i shfrytëzon mirë burimet nga stoli: pankina ndryshon drejtimin e erës dhe rishfaqet dielli. Nga 1-2 që do të kishte hapur një krizë totale, 4-2 sjell qetësinë. Por 3-2 erdhi vetëm në minutën e 87-të me Azpilikuet­ën: idetë e Kontes dhe dopieta e Batshuajit përmbysën gjithçka dhe ai shkon të festojë duke u hedhur mes tifozëve.

Mrekullia e Pep - Ai që çel fitoren 3-0 të Sitit ndaj Bërnlejt është Serxho Aguero. Argjentina­si rikthehet 23 ditë pas frakturës në brinjë prej aksidentit automobili­stik në Amsterdam dhe firmos 1-0 pas gjysmë ore me një penallti. Goli shoqërohet nga gjëmimi i emrit "Serxho" nga publiku, sepse "Kun" arrin rekordin e Erik Brukut, duke u bërë golashënue­si më i mirë i historisë së klubit me 177 gola. Në pjesën e dytë, nën shiun dhe në të ftohtin e parë të sezonit, "qytetarët" vuajnë futbollin muskulor të Bërnlejt, por Otamendi në 73' dhe Sane 2 minuta më vonë, qetësojnë përfundimi­sht Guardiolën. Katalanasi barazon rekordin e klubit me 11 fitore radhazi në të gjitha kompeticio­net dhe shkon + 5 nga rivalët e Mançester Junajtid. Mund të flitet për një arratisje të vogël.

Surpriza Hadërsfill­d - Suksesi i fundit i Hadërsfill­dit ndaj Mançester Junajtid (2-0) kishte ardhur në marsin e vitit 1952, një muaj pasi në fronin mbretëror ishte ngjitur mbretëresh­a Elisabeta II 65 vjet më parë. "Terriers" përsërisin një sukses madhështor ndaj "djajve të kuq" (këtë herë 2-1), të penalizuar nga dëmtimi i Xhonsit dhe gabimet e zëvendësue­sit të tij, Lindelof. Skuadra e Vagnerit kalon në avantazh me Mui në 28'. Depuotër dyfishon 5 minuta më vonë. Në pushim, Murinjo bën dy ndryshime: brenda Mkhitarian dhe Rashford dhe jashtë Mata dhe Marsial. Junajtid ka një tjetër hap, por vendësit janë të detyruar të mbrohen. Rashford shkurton 12 minuta nga fundi, por Hadërsfill­di mbahet në rrebeshin e rrëmbyeshë­m edhe pas 4 minutave të shtesës dhe stadiumi shpërthen në festë. 78% e zotërimit të topit nga Junajtid nuk shërbeu për asgjë. Tani janë -5 nga Siti.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania