Panorama Sport (Albania)

S'ka autobus në “Wembley”, Klop premton spektakël kundër Spërsave

Gjermani: S’do përqendroh­emi vetëm te Kejni

-

I vetmi autobus i parkuar do të jetë ai jashtë "Wembley"-t sot në kryendeshj­en mes Totenhemit dhe Liverpulit. Barazimi i Spërsave në "Bernabeu" ishte një deklaratë edhe për Anglinë, për t'u treguar rivalëve forcën e vërtetë. Pasi larguan fantazmat e "Wembley"-t në Premier Ligë, ata rikthehen në "shtëpi" dhe mund të luajnë përsëri futbollin e tyre sulmues pa asnjë fobi. Ndërsa Liverpuli mendon se ka bërë kthesën pas paraqitjes europiane në Maribor (fituan 7-0 në Slloveni, suksesi më i thellë europian në transfertë).

Poçetino - "Për mua, Liverpuli është një prej skuadrave më të mira të Premier Ligës. Kanë lojtarë të pabesueshë­m dhe një trajner të shkëlqyer. Do të jetë e vështirë të luajmë kundër tyre", tha trajneri i Totenhemit. "U kam thënë lojtarëve se duhet të jemi gati që të japim më të mirën dhe rivalizojm­ë për ta merituar fitoren. Por sigurisht që do të jetë një ndeshje shumë e fortë", vijoi argjentina­si. Klop - "Javën e shkuar arritëm t'i shmangnim topat që të shkonin te Lukaku dhe duhet të bëjmë të njëjtën gjë me Herri Kejnin, por nëse do të jemi shumë të përqendrua­r vetëm te një lojtar, atëherë Dele Ali do të jetë kudo apo Erikseni, i cili godet nga çdo cep apo jep asistet e tij vendimtare. Është një skuadër shumë e fortë Totenhemi, kështu që nuk duhet të përqendroh­emi te një lojtar i vetëm", deklaroi tekniku i Liverpulit. Totenhemi nuk fiton në 9 ndeshjet e fundit kundër Liverpulit në kampionat (6 humbje dhe ka pësuar 22 gola). Por 3 nga 4 duelet e fundit kanë përfunduar në shenjën e barazimit, përfshirë dy përballjet e fundit në Londër.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania