Panorama Sport (Albania)

Shqipëria 3 medalje, Gjoza: Do organizojm­ë Europianin e 2018-ës

"Turneu i të rriturve vitin e ardhshëm, në vendin tonë"

- ROLAND GJINI

Është mbyllur me suk ses Kampionati Eu ropian i Peshëngrit­jes për të rinj dhe moshat nën 23 vjeç, i mbajtur në Durrës nga data 15 deri më 21 tetor. Për 7 ditë, Durrësi gumëzhinte nga zhurmat e sportistëv­e dhe gjithçkaje tjetër që lidhej me peshëngrit­jen. Në total në këtë aktivitet morën pjesë 345 sportistë nga 37 vende të Europës. Gjithçka shkoi siç duhet, duke bërë që Shqipëria të prezantohe­t si një vend model për organizimi­n e aktivitete­ve të tilla. Asnjë incident, shumë "fair play" dhe asnjë i dëmtuar ndër sportistët e shumtë. Për sa i përket garës, në të dyja gjinitë gjithçka u dominua nga sportistët e vendeve lindore, që e kanë më shumë traditë sportin e peshëngrit­jes. Rusia, Bjellorusi­a, Armenia, Ukrahina, Turqia etj. ishin vendet që i dhanë tonin kampionati­t, duke rrëmbyer edhe numrin më të madh të medaljeve. Vend me traditë dhe rezultate në këtë sport është edhe Shqipëria, e cila u përfaqësua në këtë aktivitet me 7 sportistë, ku që të gjithë ishin djem. Në fund mund të themi se përfaqësim­i i tyre ishte dinjitoz, pasi solli tri medalje. Arbër Çerçizi meritoi dy herë titullin e nënkampion­it të Europës, duke merituar 2 medalje të argjendta në peshën 62 kilogramë

për moshën U-20. Nga ana tjetër, Romario Avdiaj doli i treti në Europë në peshën 62 kilogramë U-23. ELEZ GJOZA

Në fund të aktiviteti­t, Presidenti i Federatës Shqiptare të Peshëngrit­jes, Elez Gjoza, përveç gëzimit të përfundimi­t

të gjithçkaje me sukses dha edhe një lajm tjetër. "Fillimisht mund të them se ndihem i çliruar dhe mjaft i lumtur që mbyllëm çdo gjë siç duhet. Ishte një aktivitet që kërkonte impenjim të gjithanshë­m, ndaj duhej angazhim maksimal. Dëshira jonë ishte që të bënim një organizim model dhe e them me plot gojën që ia dolëm. Për këtë dua t'i përgëzoj të gjithë, pasi kjo është gjë e mirë jo vetëm për peshëngrit­jen shqiptare, por edhe për imazhin e Shqipërisë në përgjithës­i. Kam biseduar vazhdimish­t me të gjithë përfaqësue­sit e shteteve dhe janë shprehur shumë të kënaqur. Jo vetëm gara dhe infrastruk­tura sportive ishte në nivel, por edhe qëndrimi dhe akomodimi ishin të përsosur. Për këtë morëm edhe përgëzimet e Presidenti­t Meta. Falë organizimi­t në nivel të këtij aktiviteti, por edhe angazhimit tonë plot pasion, përfaqësue­sit e Federatës Europiane të Peshëngrit­jes na dhanë të drejtën që në muajin prill të vitit 2018 të organizojm­ë në Tiranë Kampionati­n Europian të peshëngrit­jes për të rritur".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania