Panorama Sport (Albania)

Ja 5 konkluzion­et për sfidën Lajpcig-Bajern

-

Edhe pse ka qenë një sfidë e mbushur me agresivite­t dhe emocione të jashtëzako­nshme ajo mes Lajpcigut dhe Bajernit, për kampionët gjermanë gara për të tre titujt vazhdon. Në këtë ndeshje, ka patur edhe mjaft kontestime lidhur me vendimet e gjyqtarit, por sipas së përditshme­s gjermane, "TZ", ja cilat janë pesë konkluzion­et e kësaj beteje:

1. Lajpcigu di si t'ia vështirëso­jë punën Bajernit- Edhe në duelin e tretë me skuadrën e Lajpcigut, kampionët gjermanë kanë patur mjaft vështirësi për të arritur të gjejnë kuadratin e portës kundërshta­re. Në një sfidë, e cila zgjati 120 minuta, skuadra e teknikut gjerman, Ralf Hazenhytl ka qenë superiore, sidomos në distancat e gjata. Lajpcigu ka vënë skuadrën bavareze në vështirësi gjatë pjesës më të madhe të kohës dhe kjo u jep atyre një shtysë për përballjen e radhës.

2. Bajerni, jo i efektshëm- Dominimi i skuadrës vendase të Lajpcigut në raundin e dytë të Kupës së Gjermanisë është lidhur ngushtë me mesfushën e shkëlqyer. Emil Forsberg dhe Marsel Sabicer kanë arritur të përballen denjësisht dhe të mbizotëroj­në ndaj kilianit të skuadrës bavareze, Arturo Vidal dhe Korentin Tolisos. Nga ana tjetër, skuadra e kampionëve gjermanë nuk ka arritur të shfaqë potenciali­n e saj edhe në pjesën e sulmit, pasi bomberi polak, Robert Levandovks­i nuk ka arritur të shfrytëzoj­ë disa prej rasteve më të mira në të gjithë sfidën. Kjo ka treguar se Bajerni nuk ka qenë tepër i efektshëm.

3. Dyshime në gjykim- Në shumë ndërhyrje gjatë kësaj sfide, gjyqtari kryesor, Feliks Cvajer dhe asistentët e tij, janë kundërshtu­ar shpesh nga të dyja skuadrat për vendime të gabuara. Madje edhe për 11-metërshin e dhuruar në favorin e skuadrës vendase, bavarezët nuk e kanë pranuar kurrsesi si një vendim të drejtë dhe kanë fajësuar asistentët anësorë për këtë vendim. Një rast tepër kritik ka qenë edhe kartoni i dytë i verdhë për Nabi Kita-në i cili la skuadrën me dhjetë lojtarë në një moment kritik.

4. Var-i- Në sfidën e raundit të dytë për Kupën e Gjermanisë, nuk ka patur moviolë elektronik­e për një gjykim më të saktë, pasi ajo do të jetë e vlefshme vetëm për çerek-finalet e saj.

5. Ulraish, heroi i mbrëmjes- Triumfuesi i kësaj sfide ka qenë pa dyshim një prej lojtarëve më të kritikuar të skuadrës bavareze, portieri Sven Ulraish, i cili gjatë periudhës së Ançelotit u thumbua nga kritikët për paraqitje jo të denjë. Mirëpo, pasi ka ndalur penalltinë e Timo Verner, ai u shpall heroi i skuadrës dhe i kësaj mbrëmjeje spektakola­re.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania