Panorama Sport (Albania)

Suso sfidon Dibalën: E mundim “Zonjën”

Spanjolli me humor: Në këmbë 50 m deri në shtëpi po fitova

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Hesus Hoakin Fernandez Saenz de la Torre, në "art" Suso, është personazhi që me paraqitjet e tij ka dy vite që merr për dore Milanin. Dje doli në konferencë për shtyp dhe foli për ecurinë e tij dhe të ekipit.

Te Xhenoa shpërthyet, çfarë kujtimesh keni nga ajo periudhë?

Nuk e di nëse shpërtheva apo jo, por kanë qenë muaj shumë të rëndësishë­m. Gjeta një skuadër dhe një trajner që më bën të ndihem mirë dhe treguan besim ndaj meje.

Jeni përmirësua­r shumë me këmbën e djathtë, të paktën kështu duket.

Nuk kisha rrugë tjetër. Kundërshta­rët kishin mësuar të më ndalnin duke më bllokuar të majtën. Jam stërvitur shumë dhe po marr frytet. Kam treguar diçka që vitin e kaluar, por mendoj të përmirësoh­em akoma.

Milani ka tre sulmues të tjerë, por ju keni diçka të veçantë?

Janë të tre të ndryshëm. Kutrone ka shumë talent, Kaliniç përvojë, ndërsa Andre është i kompletuar, por secili ka nevojë për ambientim.

Keni bërë ndonjë premtim në rast se fitoni me Juven?

Po, do të kthehem në shtëpi në këmbë, fundja banoj 50 m larg stadiumit... (qesh)

Mendoni se klubi do t'ju shesë nëse nuk kualifikoh­eni për Champions?

Kam rinovuar pak muaj më parë sepse dëshiroj të qëndroj gjatë te Milani. Nëse donin të më shisnin, Fasone do ma kishte thënë.

Si ju duket Montela kohët e fundit?

I shqetësuar, sidoqoftë të shqetësuar ishim të gjithë. Nuk kishim fituar ndeshjet që duhej të fitonim, por të paktën bëmë një kthesë ndaj Kievos. Jemi me Montelën dhe do të japim gjithçka për të.

Mendoni se në Verona bëri kthesën edhe Hakan Çalhanoglu?

Ai erdhi nga një kampionat tjetër, plus që nuk kishte luajtur disa muaj. As gjuhën nuk e njeh, ndaj normale që do të haste vështirësi, por ju siguroj se ka cilësi të jashtëzako­nshme.

Sa e rëndësishm­e është të marrësh pikë ndaj Juventusit?

Nuk janë vetëm pikët në lojë. Mendoj se janë një ekip më i mirë se ne, renditja flet qartë. Në "San Siro" kemi detyrim të mundim ekipet e vogla, me të mëdhatë mund të ndodhë gjithçka. Barazimi të shtunën është minimumi, një rezultat pozitiv do të në shërbejë për besim.

Sikur po i dilni të keqes përpara?

Aspak. Juvja është një skuadër e organizuar dhe ka cilësi. Kohët e fundit po shënojnë shumë, ndaj duhet të tregohemi solidë për t'u dhënë sa më pak shanse. Alegri ka një skuadër që meriton respekt. Nëse do të mundja,

do t'i hiqja Pjaniçin.

Në fakt një pikë nuk është se ju ndihmon për çështjen "Champions".

Është shumë herët për bilance. Ne duhet të fitojmë ndeshjet si ato ndaj Xhenoas apo Sampdorias. Ndaj Juves duhet të japim maksimumin

dhe do të shohim çfarë do të ndodhë në fushë.

Cili është pozicioni ideal për ju në fushë?

Nuk është mister që më pëlqen të luaj në krah. Nëse Montela më aktivizon në role të tjera, unë do ta bëj për të mirën e skuadrës. Në Ligën e

Europës kam luajtur edhe në mesfushë ndaj nuk e kam problem.

Pak minuta, por të mërkurën mbajtët edhe shiritin e kapitenit.

Ishte një ndjesi shumë e bukur, jam krenar që e pata atë privilegj.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania