Panorama Sport (Albania)

UEFA dënon Skënderbeu­n, FSHF “këput” Flamurtari­n

Banderola me “pulat që kakarisin”, vlonjatët humbin tifozët për 4 ndeshje. Pa shikues kundër korçarëve dhe Kukësit, klubi: Masakër!

-

Barazim me kosto, ai që Skënderbeu mori në "Elbasan Arena" në ndeshjen kundër Partizanit të Beogradit. Pavarësish­t se organizimi ishte në mënyrë perfekte dhe u shmangën incidentet, ekipi korçar nuk i ka shpëtuar dënimit dhe gjobës nga UEFA. Një ndeshje pa tifozë dhe 60 mijë euro gjobë ishte vendimi që u mor nga Komisioni i Disiplinës në institucio­nin më të lartë të futbollit europian. UEFA evidentoi kore raciste në drejtim të kundërshta­rit nga tifozëria shqiptare e pranishme në stadium dhe nuk ka toleruar në këtë aspekt, duke vendosur që ta dënojë Skënderbeu­n. Korçarët do të luajnë me dyer të mbyllura në sfidën ndaj Dinamos së Kievit, ndërkohë që duhet të derdhin në arkën e UEFA-s 60 mijë euro.

Njoftimi - "Klubi i Skënderbeu­t është njohur sot me vendimin e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës pranë UEFA-s ndaj klubit bardhekuq për incidentet në ndeshjen kundër Partizanit të Beogradit. Skënderbeu është dënuar të zhvillojë ndeshjen e radhës brenda pa tifozë, si dhe me gjobë në masën 60.000 euro si pasojë e thirrjeve raciste ndaj kundërshta­rit dhe ndezjes së lëndëve piroteknik­e. Sipas këtij vendimi, klubi i futbollit 'Skënderbeu' është i detyruar të luajë takimin e radhës në 'Elbasan Arena' ndaj Dinamos së Kievit me dyer të mbyllura. Sapo është njohur me dënimin disiplinor, klubi ka kërkuar nga komisioni vendimin e argumentua­r", shkruhet në njoftimin e publikuar nga sajti zyrtar i klubit. Ndërkohë, "Panorama Sport" kontaktoi me presidenti­n Ardjan Takaj, i cili bëri me dije se klubi do ta apelojë vendimin e UEFA-s në ditët e ardhshme.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania