Panorama Sport (Albania)

Bajern-Lajpcig, Hejnkes: Sot do vuajmë!

"Në Kupë, nuk ua kishte fajin gjyqtari, ishin ata që nuk luajtën ashtu si duhet"

- Përgatiti: ANTON LUMEZI

Trajneri i skuadrës së kampionëve gjer manë, Jup Hejnkes, ka folur në konferencë­n për shtyp në prag të takimit të dytë me skuadrën e Lajpcigut për javën e dhjetë të Bundesligë­s. Gjatë kësaj konference, tekniku gjerman ka thënë:

Si e prisni ndeshjen e radhës me Lajpcigun?

Do të jetë një përballje mes dy skuadrave të jashtëzako­nshme. Do të jetë një sfidë po aq e vështirë, sa ajo për në raundin e dytë të Kupës së Gjermanisë, megjithatë shpresoj të jemi sërish ne triumfuesi­t në fund. Nuk mund të presim një formë të shkëlqyer nga të dyja skuadrat pas një ndeshjeje tepër intensive prej 120 minutash tri ditë më parë, por të dyja skuadrat do mundohen të japin maksimumin në fushë.

A do të luajnë në këtë sfidë Hames dhe Martinez?

Havi Martinez i ka munguar skuadrës për dhjetë ditë dhe ka arritur të përfundojë me sukses seancën stërvitore, ndaj mendoj se do të jetë i gatshëm për këtë sfidë. Sa i përket Hames Rodrigezit, ai pësoi një problem me shpinën dhe e kishte të vështirë të lëvizte, por tanimë është në gjendje mjaft të mirë dhe do jetë gati për Lajpcigun.

Po Kingsli Koman është në gjendje për të luajtur?

Kingsli Koman ka pësuar një hematomë në gju pas një goditjeje të pësuar në një dyluftim në sfidën e kaluar me Lajpcigun dhe ka pasur vetëm dy ditë kohë për t'u bërë gati. Megjithatë, nëse ai do të jetë në formacion në ndeshjen e sotme, do më duhet ta vendos përpara startit.

A jeni të motivuar për këtë ndeshje?

Duam ta fitojmë këtë sfidë me çdo kusht, pasi e gjithë skuadra është shumë e motivuar, sidomos pas suksesit në Lajpcig.

Çfarë mendoni për akuzat ndaj Vidal në përleshjen e një nate më parë?

E njoh mirë Arturo Vidalin dhe kam një marrëdhëni­e mjaft të mirë me të. Nuk mund të gjykoj një çështje të tillë.

A do jetë më e lehtë taktikisht sfida e sotme?

Në këtë nivel, asgjë nuk është më e lehtë. Megjithatë, e njohim mjaft mirë kundërshta­rin dhe mënyrën se si ai luan, ndaj mendoj se s'do të surprizohe­mi prej tij.

A është një avantazh triumfi në Lajpcig?

Nuk mund ta konsideroj­më si një avantazh, por jemi në

gjendje mjaft të mirë psikologji­ke dhe kjo do të na ndihmojë për këtë përballje. Për më tepër luajmë në "Allianz Arena" dhe kjo na jep një shtysë edhe më të madhe për të fituar.

Lajpcigu ka kontestuar

vendimin e gjyqtarit Cvajer në sfidën e kaluar, si e shihni ju këtë çështje?

Gjatë të gjithë karrierës sime kam patur marrëdhëni­e mjaft të mira me gjyqtarët. Sa i përket sfidës në Lajpcig, nuk mendoj se ka pasur faj Feliks Cvajer, por Lajpcigu duhet të analizojë më mirë lojën e saj.

Si është situata e Frank Riberisë?

Pas një dëmtimi, i cili kërkon kohë, duhet pa dyshim një rikuperim total. Më pas atij do i nevojiten ndeshje për të ardhur në formë.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania