Panorama Sport (Albania)

Katalonja shpall pavarësinë, “fshihet” Reali

Madrilenët anulojnë udhëtimin me autobusin e ekipit

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Parlamenti katalanas dje aprovoi me votë të fshehtë ndarjen, e cila deklaron pavarësinë nga Spanja dhe kostituimi­n e Republikës katalane. Opozita e bashkuar nuk mori pjesë në votim dhe, siç nënvizoi kryetari i Parlamenti­t, Karme Forkadel, votuan pro 70 deputetë, kundër kishte 10 vota dhe dy abstenime. Kryeminist­ri spanjoll Mariano Rajoi, menjëherë pas marrjes së lajmit, mblodhi pasditen e djeshme, në orën 19: 00, Këshillin e Ministrave, ku të gjithë vendosën të mos njohin këtë shpallje pavarësie të bërë nga krahina katalanase. Mbledhja e djeshme e qeverisë e kundërshto­i këtë fakt duke përdorur ligjin 155 të Kushtetutë­s, i cili i lejon Qeverisë së Spanjës që të marrë kontrollin direkt të një komuniteti autonom, nëse ajo refuzon që të respektojë ligjin dhe kushtetutë­n. FRIKËSOHET REALI Edhe pse kjo duket më shumë një çështje politike, fakt është që nga Pavarësia e Katalunjës preket direkt edhe arena sportive, duke nisur që nga kjo fundjavë, e cila pritet të jetë e tensionuar. Rivaliteti Madrid-Barcelonë është jo vetëm sportiv, por u shndërrua edhe në temë politike- sportive të hapur, duke parë që në ditën e referendum­it të mbajtur në Katalunjë, Reali protestoi me flamurët spanjollë në "Santiago Bernabeu" dhe kjo irritoi jo pak kundërshta­rët e tyre. Por e gjithë kjo "flakë" e ndezur së fundmi ka vënë në tension jo të vogël edhe klubin e Realit të Madridit, sidomos pas ngjarjes së djeshme. Skuadra e Zinedin Zidan do të luajë të dielën, në orën 16: 15 në Girona, skuadër e krahinës së Katalunjës dhe natyrisht që frika e ndonjë sulmi ndaj tyre është rritur

ndjeshëm. Prej dy ditësh, hoteli ku ata do të akomodohen është rrethuar, kontrollua­r dhe është marrë në mbrojtje nga forca të shumta policore, disa prej të cilave të ardhura edhe nga Madridi madje. Për më shumë, të dielën, qyteti i Gironës do të jetë në shesh, pasi festojnë "Sant Narcis", prandaj kaosi mund të jetë edhe më i madh dhe siguria e Realit mund të jetë e cenuar. Edhe pse fillimisht dolën lajme se ndeshja mund të shtyhej, federata ka urdhëruar të luhet, por klubi kryeqyteta­s ka vendosur që të "maskohet" për të udhëtuar në Girona. Ata do të heqin dorë nga udhëtimi me autobusin e skuadrës dhe të gjithë lojtarët do të fshihen në makina normale, për të mbërritur në hotel, për të shmangur ndonjë pritë të mundshme. Me pak fjalë, transferta e Realit në Girona do të nisë me frikë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania