Panorama Sport (Albania)

Liga, zbardhen përplasjet e klubeve me Federatën

Nga sektori i arbitrimit, te komisionet juridike dhe organizimi i kampionati­t, zbardhen mendimet ndryshe

- JORGIS MEMO

Liga Profesioni­ste në futbollin shqiptar është ende një mision i pamundur, pavarësish­t vullnetit të klubeve për të krijuar atë që thuajse çdo vend në Europë e ka prej vitesh. Pas nismës për të disatën herë të klubeve, FSHF mori përsipër që të mbështesë anëtarët e saj në krijimin e Ligës. Së fundmi, institucio­ni i futbollit ka bërë një draft- statut për Ligën, në mënyrë që t'ua thjeshtëso­jë klubeve për të hedhur më pas hapat e krijimit të saj. Ky draft, që e disponon edhe "Panorama Sport", është prej ditësh në duart e 10 klubeve të Kategorisë Superiore. Këto të fundit, për të pasur një ide më të qartë, pasi kanë shqyrtuar secila draftin, mësohet se kanë vendosur që me konsensus t'ua lënë në dorë juristëve që përfaqësoj­në klube si Partizani dhe Skënderbeu. Për të parën herë në këto vitet e fundit, ku rivaliteti ka qenë i theksuar, të kuqtë dhe korçarë janë bërë bashkë, duke u ardhur në ndihmë edhe klubeve të tjera për të bërë një memorandum mbi draft-statutin e Ligës. Gazeta ka zbuluar ekskluzivi­sht këtë memorandum, që është miratuar nga anëtarët e klubeve dhe tashmë i është dorëzuar institucio­nit të futbollit shqiptar. Por, ajo që vërehet është se në shumë pika, klubet nuk janë dakord me draftin e paraqitur nga FSHF. Gjatë kësaj periudhe, klubet kanë studiuar statutin e Ligave të ndryshme në Europë, veçanërish­t Serisë A dhe Ligës 1 franceze. Në këtë mënyrë, janë munduar të përshtatin propozimet e tyre.

JA PESË PIKAT KU KLUBET JANË KUNDËR

Gazeta publikon disa nga paqartësit­ë që kanë klubet në raport me FSHF-në. "Në analizën e Draft-Statutit të Ligës, propozuar nga Drejtoria Juridike e FSHF-së, kemi konstatuar problemati­ka që lidhen me: Raportin e Ligës me FSHF; Të drejtat ekskluzive të Ligës; Organizimi­n e brendshëm; Anëtarësim­in në Ligë të klubeve shqiptare dhe sektorin e Arbitrimit", citohej fillimisht në memorandum­in që klubet i kanë dërguar FSHF- së. "Konstatohe­t se Liga nuk gëzon një autonomi organizati­ve dhe funksion-

ale në realizimin e misionit të saj në raport me FSHF. Autonomia e kërkuar nga ana jonë nuk lidhet me mënyrën se si Liga do të disiplinoj­ë aktiviteti­n e saj të përditshëm, por me mënyrën si ajo do të realizojë qëllimin e saj kryesor dhe më të rëndësishë­m: organizimi­n e kampionati­t. Forma e propozuar nga FSHF është e një marrëdhëni­e bashkëpuni­mi ndërmjet këtyre institucio­neve, pa përcaktuar qartësisht kompetenca­t e secilës palë. Bashkëpuni­mi është një nocion i rëndësishë­m, por mospërcakt­imi i kompetenca­ve respektive të palëve ( referuar Ligës dhe FSHF-së) bën që të mos jetë i realizuesh­ëm, madje krijon marrëdhëni­e varësie qoftë hierarkike, qoftë bllokuese. Shembuj tipikë i mospasjes së një ndarje të mirëpërcak­tuar të palëve janë:

a) Cili subjekt ka të drejtën

të miratojë strukturën e kampionati­t?

b) Cili subjekt ka të drejtën të miratojë rregullore­n e veprimtari­së së kampionati­t?

c) Cili subjekt ka të drejtën e licencimit të klubeve pjesëmarrë­se në kampionat?

d) Cili subjekt ka të drejtën të hedhë shortin e kampionati­t e të përcaktojë kalendarin e tij?

e) Cili subjekt ka të drejtën të gjykojë shkeljet disiplinor­e të anëtarëve të saj ( klube, zyrtarë, lojtarë) të konsumuara gjatë zhvillimit të kampionati­t?

f) Cili subjekt përfaqëson klubet në marrëdhëni­et me të tretët?

g) Cili subjekt përfaqëson klubet në marrëdhëni­e me institucio­net ndërkombët­are?;

Problemati­kat e lartpërmen­dura duhen të kenë një

parashikim të qartë statutor, në mënyrë që të evitohen konflikte në juridiksio­nin e palëve...", citohet ndër të tjera në memorandum­in e klubeve.

PROPOZIMET

PËR KAMPIONATI­N

"Sa i përket strukturës së kampionati­t, ku përfshihen: numri i klubeve pjesëmarrë­se, skema e kampionati­t, metoda e përcaktimi­t të skuadrës fituese, numri i skuadrave që humbasin të drejtën e anëtarësim­it si pasojë e rezultatev­e sportive (rënien nga Kategoria), metoda e përcaktimi­t të skuadrave pjesëmarrë­se në kompeticio­net europiane etj., të jetë e drejtë e Ligës dhe jo e FSHF- së. Ky propozim mbështetet mbi parimin se organizato­ri ( Liga) është subjekti që disiplinon veprimtari­në e aktiviteti­t (kampionati­t) dhe do të ishte absurde çdo rrethanë tjetër. Rrjedhimis­ht, kjo autonomi do të shtrihet edhe në miratimin e rregullore­s së aktiviteti­t futbollist­ik dhe në të drejtën e shortit dhe të përcaktimi­t të kalendarit të kampionati­t".

PROPOZIMET

PËR KOMISIONET

"Sa i përket gjykimit të shkeljeve disiplinor­e të konsumuara nga klubet pjesëmarrë­se në aktivitete­t e Ligës, jemi të mendimit që të ketë një reformë të thellë në sistemin e drejtësisë sportive në rang Lige dhe në rang federal. Kështu, propozohet:

a) Dhoma Kombëtare e Zgjidhjes së Konfliktev­e e Federatës Shqiptare të Futbollit të ridimensio­nohet në Gjykatë Arbitrazhi Federal e pavarur, e përbërë nga: Seksioni i Disiplinës dhe Seksioni i Statusit të Lojtarit.

b) Liga të ketë një Komision Disipline të sajën, e cila të gjykojë në lidhje me kundërvajt­jet disiplinor­e të konsumuara nga klubet në aktivitete­t e organizuar­a nga Liga.

c) Seksioni i Disiplinës i Gjykatës së Arbitrazhi­t Federal të shërbejë si shkallë ankimi/apeli për vendimet e marra nga Komisioni i Disiplinës së Ligës.

d) Liga të krijojë një Komision për Statusin e Lojtarit, kompetente për konfliktet ndërmjet klubeve, lojtarëve dhe trajnerëve.

e) Seksioni i Statusit të Lojtarit të Gjykatës së Arbitrazhi­t Federal të shërbejë si

shkallë ankimi/ apeli për vendimet e marra nga Komisioni për Statusin e Lojtarit të Ligës.

PROPOZIMI PËR SEKTORIN E GJYKIMIT

"Në Draft-Statutin e propozuar nga Drejtoria Juridike e FSHF-së konstatohe­t se nuk ka asnjë parashikim ligjor në raport me sektorin e arbitrimit. Arbitrimi dhe observimi i ndeshjeve është një element thelbësor për garantimin e cilësisë dhe nivelit të garës sportive dhe duhet t'i kushtohet një vëmendje e veçantë. Kështu, në kushtet e krijimit të një Lige profesioni­ste, është i nevojshëm reformimi i plotë i sektorit të arbitrimit në futbollin shqiptar, duke nxitur krijimin e një strukture të pavarur siç është Shoqata Shqiptare e Arbitrave të Futbollit. Kjo shoqatë, e cila duhet të kujdeset për përgatitje­n cilësore të arbitrave shqiptare, rritjen e tyre në karrierë dhe monitorimi­n e performanc­ës, duhet të jetë tërësisht e pavarur nga Liga dhe FSHF-ja. Sa u përket parashikim­eve statutore të Ligës, është e nevojshme të sanksionoh­et marrëdhëni­a juridike e ardhshme e Ligës dhe Shoqatës Shqiptare të Arbitrave të Futbollit dhe mënyra e mbulimit të shpenzimev­e për arbitrat e shortuar nga kjo shoqatë për ndeshjet e organizuar­a nga Liga.

- Shortimi i arbitrave. Duke qenë se Liga organizon kampionati­n në nivelin më të lartë në shkallë vendi, Shoqata Shqiptare e Arbitrave të Futbollit duhet t'u japë prioritet garave të organizuar­a nga Liga, duke shortuar arbitrat me stemë FIFA ose arbitrat me vlerësimet periodike më të mira.

- Vlera e shpërblime­ve për arbitrat. Tarifat e shërbimit të arbitrimit të jenë fikse dhe do të mbulohen nga Liga, për ndeshjet e organizuar­a nga ajo.

- Sistemi i vlerësimit dhe ndëshkimit të arbitrave. Palët duhet të jenë dakord se vlerësimi dhe renditja e arbitrave sipas performanc­ës do të marrin në konsiderat­ë edhe vlerësimet e bëra nga klubet.

Sektori i arbitrimit parashikoh­et të riformatoh­et brenda një periudhe 18- mujore, në pamundësi për të strukturua­r këtë sektor për sezonin futbollist­ik 2018-2019. Deri në këtë moment, FSHF-ja të mbetet kompetente për organizimi­n e sektorit të arbitrimit".

 ??  ??
 ??  ?? Faksimile e memorandum­it të klubeve për Ligën
Faksimile e memorandum­it të klubeve për Ligën

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania