Panorama Sport (Albania)

Murinjo me fat, Totenhemi e sfidon pa Kejnin

Negativ prej -24 mln, por shtohen të ardhurat me 33%

- Përgatiti: LEDIO NASE

Asambleja e Aksionarëv­e të Interit ka zbardhur bilancin për 6-mujorin e parë (deri në 30 qershor 2017) me një humbje prej 24,6 milionë euro. Janë respektuar kështu parametrat e "fair play"-it financiar, me një shtim prej 33% në fitimet e klubit. I pari ( më herët nga të tjerët) në Asamble ishte administra­tori i deleguar, Alesandro Antonelo. I ndjekur më pas në seli nga Havier Zaneti, Xhiovani Gardini dhe Majkëll Uilliamson. Prezent në takim, Stiven Zhang, i biri i pronarit të klubit. Mungonin si Zhang Zhindong ashtu edhe presidenti Erik Tohir.

SHIFRAT NË DETAJ - Bilanci i konsolidua­r ka paraqitur një faturim që qëndronte në 318,2 milionë euro (+78.4 milionë, +32.7% krahasuar me bilancin e mëparshëm), një EBITDA ( tregues produktivi­teti) të barabartë me 67.5 milionë euro dhe një reduktim të mëtejshëm të humbjeve që kanë mbetur në -24.6 milionë (+36.7 milionë krahasuar me bilancin e kaluar). Humbjet, megjithatë kanë rezultuar të kënaqshme për respektimi­n e kritereve të stabilizua­r nga "fair play" për vitin fiskal 2016-' 17 ( në pritje të aprovimit formal nga UEFA)

KONFIRMOHE­T KËSHILLI - Përveç rezultatev­e financiare, Asambleja e Aksionarëv­e ka aprovuar edhe ndryshimet në Këshillin e Administra­tës: Alesandro Antonelo është konfirmuar administra­tor i deleguar ( i emëruar në muajin gusht) në rastin e takimit të djeshëm. Në vijim detajet e ndërtimit të Këshillit të Administra­tës zikaltër: Erik Tohir, Handi Purnomo Soetedjo, Nikola Volpi, Alesandro Antonelo, Jang Jang, Mi Xin, Zhang Kangjang, Ren Zhun, Liu Zhun.

FLET ADMINISTRA­TORI - Pozitiv komenti i administra­torit të deleguar,

Antonelo: "Falë punës së madhe kemi pasur mundësi të garantojmë rezultate pozitive për vitin financiar 2016-' 17. Një trend rritjeje dhe qëndrueshm­ërie që na shoqëron në rrugën e ndërmarrë për t'u rikthyer në katet më të larta të futbollit europian. Çka është faturuar deri më tani është pjesë e programimi­t për të ndërtuar një skuadër më konkurrues­e dhe klubin një model për sukseset sportive".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania