Panorama Sport (Albania)

Kriza, Beqiri: Vllaznia po menaxhohet keq

"Nëse bashkia nuk heq dorë, do të vazhdojë e njëjta situatë"

- JORGIS MEMO

Elvin Beqiri mendon se Vllaznia po vuan keqmenaxhi­min ndër vite të bashkisë. Ishkapiten­i i shkodranëv­e, tashmë zv/trajner i Kombëtares U-17, në një intervistë ekskluzive për "Panorama Sport" ka folur për problemati­kën që po shoqëron klubin në këtë fillimsezo­ni. Sipas tij, drejtuesit kanë gabuar me lënien të lirë të disa lojtarëve, nga të cilët mund të përfitonin shumë duke ndjekur shembullin e Skënderbeu­t.

Elvin, ta nisim me largimin si trajner nga Vllaznia U- 19. Shpallët skuadrën kampione dhe befas ikët, pse?

Në fakt, me përfundimi­n e sezonit, më skadoi edhe kontrata që kisha bërë me klubin për të drejtuar të rinjtë e Vllaznisë. Edhe pse e shpalla këtë ekip kampion, më bënë një ofertë për të drejtuar grupmoshën U-16. Ishte pak absurde, pasi më ofruan kontratë të re me të njëjtat kushte, por jo me të njëjtën skuadër. Preteksti i klubit ishte se nuk mund të drejtoja për dy vite radhazi një grupmoshë. U zhgënjeva, për më tepër që këtë trajtim ma bëri klubi ku u rrita. E vuaj shumë, por këto janë gjëra që ndodhin. Jeta vazhdon.

Të kalojmë te Vllaznia, si e keni parë situatën në klub. Duket se është e njëjta histori në Shkodër...?

E kam ndjekur Vllazninë, por natyrisht kam folur edhe me lojtarët, të cilët dikur i kam pasur shokë ekipi. Të them të drejtën, problemet te Vllaznia nisën që pa filluar kampionati. Faza përgatitor­e u bë shumë vonë dhe problemet u shtuan gjatë merkatos me afrimin e lojtarëve. Me shumë vështirësi u afruan disa lojtarë, që për mua janë cilësorë. Megjithatë, edhe pse ne presim shumë prej tyre, nuk po e shohim në fushë ende. Ata kanë kualitet dhe jam i bindur që do të japin atë që pritet në vazhdimësi. Pastaj, problemati­ka te Vllaznia është e madhe, veçanërish­t sa i përket menaxhimit të brendshëm të klubit. Mënyra se si janë zgjidhur situatat, nuk më kanë lënë një shije të mirë.

Cungu dha dorëheqjen pas humbjes ndaj Kamzës, e prisnit?

Jo, nuk e prisja. Më mirë se Cungu nuk e njeh askush Vllazninë. Kisha përshtypje­n

që rezultatet pozitive, edhe pse mund të vonoheshin disi në fillim, do të vinin shpejt dhe Vllaznia do të rritej gradualish­t. Të vjen keq që largimi i trajnerit ndodhi kaq shpejt, por kuptohet që ndoshta ishte diçka edhe për të mirën e klubit. Kuptohet që ndryshimi është gjithmonë për mirë dhe shpresoj që trajneri i ri, Gjoka, të rikthejë rezultatet pozitive, duke e ngjitur skuadrën aty ku i takon.

Çfarë prisni të ndryshojë Gjoka te kjo Vllazni?

Unë jam optimist për Nestin. Ai është trajner profesioni­st që kam shumë respekt. E vetmja gjë që më lë shije të keqe është menaxhimi që mund t'i bëhet klubit nga ana e bashkisë.

Më konkretish­t, çfarë ju bën pesimist për menaxhimin e skuadrës?

Shikoni, te Vllaznia financat nuk mungojnë, por problemi më i madh është se bashkia ka shumë gjëra më të rëndësishm­e se futbolli për t'u marrë. Duke ditur këtë problemati­kë, klubi vuan në menaxhim. Tifozët e ndiejnë më shumë se kushdo këtë situatë. Është e qartë që klubi nuk drejtohet si në ato nivele kur ka qenë me president.

Cungu ka thënë se disa lojtarë nuk i përgjigjes­hin. Si e shpjegoni?

E kam dëgjuar këtë deklaratë, por unë si Elvin nuk di diçka më shumë. Ai e di më mirë problemati­kën në skuadër. Ndoshta ka pasur pakënaqësi­ra nga lojtarë të ndryshëm. Gjithsesi, për mua Cungu është nga trajnerët më të mirë në Shqipëri. Ai ka pasur suksese në skuadra të tjera, por në Shkodër nuk i ecën gjërat mirë. Për këtë më vjen më shumë keq, sepse Cungu ka dhënë shumë edhe si futbollist te Vllaznia.

Është krijuar një bindje në Shkodër, duke iu referuar edhe reagimeve të tifozëve në stadium, se klubi po mbahet peng nga politika. Ju e keni vënë re diçka të tillë?

Nuk di ta them me siguri këtë. Nuk kam qejf ta ngatërrojm­ë me politikën këtë situatë. Unë e analizoj në aspektin sportiv dhe duke e krahasuar situatën me vitet kur

në krye të klubit ka qenë Valter Fushaj, mendoj se tani bashkia ka shumë deficite me Vllazninë. Nëse klubi vazhdon të administro­het nga bashkia, besoj se do të vuajë shumë, ashtu siç dhe ka vuajtur deri më tani.

Në gjithë këto vite Vllaznia po vuan shumë për një sulmues. Si e shpjegoni që thuajse çdo sezon skuadra ka probleme me golin?

Së pari, mendoj se nuk është problem pagese për të gjetur një sulmues të mirë. Përjashto klubet që janë për titull, të cilat vërtet japin shumë, prapë mendoj se Vllaznia duhet ta kishte gjetur një sulmues cilësor me gjendjen financiare që ka. Në sezonin e kaluar u afrua Bakaj dhe më pas u largua. Ishte

Shtubina dhe Hebaj, por edhe ata u larguan. Klubi ka disa vite që vuan për një sulmues vetëm prej keqmenaxhi­mit sepse elementët i ka pasur, por nuk i ka mbajtur.

E keni fjalën për rastin e Hebajt?

Po, patjetër. Mungesa e një projekti që ky klub ka për të ardhmen, bën që të ketë të tilla raste. Vllaznia ka një akademi shumë të shëndoshë, që duhet të përfitojë sa më tepër. Lojtarët e talentuar që nxjerr kjo akademi, duhen shfrytëzua­r sa më mirë. Është gjynah për të larguar lojtarë si Hebaj apo Vecaj kaq herët. Vllaznia duhet të ndiqte shembullin e Skënderbeu­t për të përfituar sa më tepër nga këto talente, jo t'i japë "gratis" dhe për më tepër në një moshë shumë të vogël.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania