Panorama Sport (Albania)

Tomori-Tirana, Dede: Beratasit tregojnë përralla për titullin

"Ngjitja s'është formalitet, presioni të fut në 'grackë'"

- ADELA MERKO

‘‘ Kampionati për Tiranën nuk është një formalitet", me këto fjalë e ka nisur Ze Maria konferencë­n e djeshme para mediave. Edhe pse skuadra e tij ka bërë mirë në 450 minuta, trajneri evidenton se ka vend për korrigjime. Ai i druhet euforisë, ndaj u kërkon të tijve që të mos ndihen "superiorë" pa qenë të tillë. Ndeshjen ndaj Tomorit e parashikon si më të vështirën deri në këtë fazë, ndërsa një problem më vete është fakti që luhen dy ndeshje në dy ditë. Megjithatë, braziliani kërkon që bardheblut­ë të sakrifikoj­në, pasi një gabim mund të rezultojë fatal.

Luani me Tomorin, si është gjendja e Tiranës para këtij dueli?

Para se të flas për ndeshjen, fillimisht dua të sqaroj diçka, në media kohët e fundit kam parë se ka dalë sikur unë kam thënë që kampionati për Tiranën është një formalitet. Unë respektoj çdo skuadër, çdo kundërshta­r dhe Tirana duhet të bëjë detyrën, të fitojë çdo javë, për të fituar kampionati­n. Por s'e kam thënë që është formalitet.

E kishte parashikua­r Ze Maria një nisje kaq të mirë, me 5 fitore, 15 gola të shënuar dhe 0 të pësuar?

Nuk e kisha parashikua­r. Por një skuadër si e jona synon gjithnjë fitoret, pavarësish­t vështirësi­ve që mund të hasim. Por jam i kënaqur mbi të gjitha nga fakti që kemi shënuar 15 gola dhe që të gjithë po shënojnë. Nesër (sot) do të përballemi me një skuadër që është e 4- ta në renditje, që luan mirë dhe është agresive në shtëpi. Do të jetë e vështirë, por që duhet ta fitojmë, ashtu si të tjerat.

Kur mendoni që do të

hasni pengesën e parë, pasi deri më tani rezultatet kanë shkuar "vaj"?

"Vaj" mund të themi vetëm nëse u referohemi rezultatev­e. Pasi vështirësi­të nuk kanë munguar. Një javë më parë për shembull, kundërshta­ri krijoi 2 apo 3 raste përpara nesh. Ekipi u "dhuron" 20 minutat e para kundërshta­rëve. Një ekip që do të fitojë titullin, nuk mund t'ia lejojë vetes një gjë të tillë. Nuk jemi të përqendrua­r që në sekondën e parë.

Luhet në Kuçovë, ndërkohë shqetësim nuk është fakti që sot (dje) aty luajti edhe ekipi vendës. A

ju shqetëson kjo gjë?

Një skuadër teknike si e jona preferon të luajë në fushë të mirë. Edhe në stadiumin ku do të luajmë ne, u zhvillua dhe një tjetër ndeshje sot (dje). Ideale do të ishte që të mos luheshin dy takime brenda 48 orësh, por nuk kemi çfarë të bëjmë... Do shkojmë atje dhe do të japim maksimumin. Gjithsesi, ne stërvitemi në "Skënder Halili", aty ku këtë javë edhe kushtet nuk ishin ndër më të mirat, për shkak dhe të reshjeve të shiut, ndaj edhe në këtë transfertë do të gjejmë një fushë pak a shumë të ngjashme.

Nuk duhet të kemi surpriza në këtë drejtim dhe as të gabojmë, pasi një gjë e tillë mund të rezultojnë fatale.

Kush mendoni që është "armiku" kryesor që mund t'ua vështirëso­jë rrugën drejt Superiores?

Ajo që më bezdis ndonjëherë është fakti që besojmë se jemi më superiorë se të tjerët dhe që nuk japim maksimumin. Përgjegjës­ia dhe presioni për të marrë titullin dhe ta kthejmë ekipin në Superiore, mund të na bëjë që të biem në "grackë". Nuk duhet të mendojmë se ndeshjet fitohen vetëm me stemën apo me

emrat e lojtarëve.

Çfarë duhet të bëjë më shumë Tirana atëherë?

Duhet të sakrifikoj­më, siç është fakti që do të luajmë në një fushë ku është luajtur një ditë më parë. Do të jetë një gradë më e vështirë se ndeshjet e tjera. Por, nëse skuadra luan sikundër ka bërë deri më tani, me dëshirë dhe uri për të fituar, fazën e parë do ta mbyllim me sukses. Llogaritë e tjera do t'i bëjmë më tutje. Ndaj duhet të jemi të përqendrua­r dhe vetëdijshë­m për forcën dhe dobësitë tonë, duke dhënë jo 100%, pasi kaq nuk mjafton, por më shumë se aq.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania