Panorama Sport (Albania)

Bylis-Pogradeci, “teatër” për 6 gola

Miqtë shënojnë në fund, vendësit lënë shumë hapësira

-

Bylisi ndalet sërish dhe i bën "dhurata" Pogradecit. Ballshiotë­t bëjnë një tjetër hap të gabuar. Por, takimi i djeshëm i ngjante më shumë një "teatri" të shpalosur nga të dy ekipet, sesa një ndeshje të vërtetë. Një takim që ka prodhuar gjashtë gola, gabime foshnjarak­e dhe në fund një gol të çuditshëm të miqve, në një kohë që mbrojtja vendëse ishte...

Bylisi ndalet sërish dhe i bën "dhurata" Pogradecit. Ballshiotë­t bëjnë një tjetër hap të gabuar. Por, takimi i djeshëm i ngjante më shumë një "teatri" të shpalosur nga të dy ekipet, sesa një ndeshje të vërtetë. Një takim që ka prodhuar gjashtë gola, gabime foshnjarak­e dhe në fund një gol të çuditshëm të miqve, në një kohë që mbrojtja vendëse ishte shumë e hapur. Në gjashtë ndeshje deri tani, Bylisi ka fituar tri dhe ka barazuar po aq. Një rezultat që i shkon më shumë për shtat Tiranës. Ndërsa Bylisi duket i dorëzuar sa i përket luftës për vendin e parë.

NDESHJA

Takimi ka nisur me vendësit që hidhen në sulm dhe kërkojnë golin e avantazhit. Por, miqtë janë të vendosur mirë. Atëherë kur nuk pritej, janë liqenorët që kalojnë në avantazh. Në minutën e 24- t, një pasim i gjatë nga mbrojtja e Pogradecit dhe në mesfushë është Kullira i Bylisit që gabon, duke lënë topin në mënyrë të pakuptimtë, dhe është Çekiçi që përfiton dhe avancon i vetëm drejt portës, dhe në hyrje të zonës godet saktë dhe 0-1. Por, avantazhi i miqve vazhdon vetëm një minutë. Zisi provon nga

goditja e këndit, nga rreth 45 metra dhe portieri i Pogradecit, Mali, i vendosur gabim, nuk arrin ta ndalë topin që përfundon direkt në portë dhe 1-1. U duk se Bylisi do të kalonte shpejt në avantazh. Por, në të 37-ën janë sërish miqtë që shënojnë. Një vertikaliz­im

i saktë për Peren, që hyn me lehtësi në zonë dhe godet me të djathtën, duke shënuar golin e dytë, 1-2. Pjesa e parë mbyllet me avantazhin e Pogradecit. Në të 59ën është Ntefe që barazon rezultatin. Pas një rrëmuje në zonën mike dhe gabimit të dy mbrojtësve të Pogradecit, është lojtari i Bylisit që godet fort me të djathtën dhe gjen trekëndësh­in e majtë të Malit. Pas vetëm shtatë minutash, Bylisi gjen edhe golin e avantazhit. Është Kolgega në të djathtë, në zonë që driblon Purën, dhe pasi krijon hapësirën

e nevojshme, godet saktë në trekëndësh, ndërsa Mali nuk reagon siç duhet dhe 3-2. Dukej sikur Bylisi do të siguronte fitoren e radhës. Por, në të 86-ën shënojnë sërish miqtë. Mbrojtja e Bylisit duket e hapur më shumë seç duhet dhe pas një aksioni në të

djathtë, është Mezini që shërbehet në qendër dhe me portën e boshatisur shënon golin e dytë, 2-2. Nuk ka më kohë dhe ndeshja mbyllet në barazim, me Tiranën që përfiton nga ky rezultat. Duket se Bylisi e ka humbur shkëlqimin e një sezoni më parë.

 ??  ?? Çast nga ndeshja e djeshme
Çast nga ndeshja e djeshme

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania