Panorama Sport (Albania)

Zënka me Insinjen dhe ndryshimi i numrit, Hysaj zbulon sekretet

-

Elseid Hysaj nuk është i fiksuar për të shënuar golin e parë me Napolin. E rëndësishm­e, sipas tij, është që skuadra të marrë rezultate pozitive dhe të fitojë kampionati­n. Në një intervistë të dhënë për "Radio Kiss Kiss", mbrojtësi i Kombëtares shqiptare tregon pse ndryshoi numrin e fanellës, por shpjegon gjithashtu edhe zënkën që pati me Insinjen. Hysaj me shumë mundësi do të jetë pushim me Sasuolon për të qenë gati në sfidën me Sitin. Rezultatet - "Më përpara e kishim të vështirë që të përmbysnim rezultatin në rast se pësonim gol të parët. Ndërkohë që këtë sezon e bëjmë dhe reaguam edhe në Mançester. Është diçka e bukur, por edhe e vlefshme për arritjen e rezultatev­e. Në futboll, sigurisht që mund të pësosh 1 ose dy gola, por e rëndësishm­e është që reagosh". Mertens- "Është shumë i fortë. Pas goditjes së dënimit, shënoi një gol me një prekje. Ishte e pabesueshm­e dhe e pyeta nëse donte ta dërgonte topin aty, por dukej që atë kishte qëllim. Më mirë që e kam në skuadër një lojtar të tillë, por do të ishte bukur edhe nëse luanim kundër. Sigurisht që më mirë është si shok". Kafeja e Insinjes - "Nuk doja ta bëja. Ndodhi dhe shkëmbyem ndonjë fjalë me njëritjetr­in si në videon që është parë. Herën tjetër do të jem më shumë i vëmendshëm dhe nuk do t'ia derdh kafenë". Mançester Siti - "Ishte një ndeshje shume e rëndësishm­e. Për momentin është skuadra më e fortë e Europës, por treguam që edhe mund ta fitonim atë sfidë. Fillimisht të mendojmë për Sasuolon dhe pasi të fitojmë, të mendojmë për Sitin". Tifozët - "E dija përpara se të zgjidhja Napolin, që ky ekip kishte shumë tifozë dhe të apasionuar për futbollin. Është diçka shumë e bukur, sepse nuk të lënë kurrë vetëm. E karikojnë skuadrën dhe kjo është shumë e rëndësishm­e për lojtarët". Numri - "Kam një tatuazh me numrin 23 dhe me 4. Numri 23 ka qenë gjithmonë numri im i preferuar dhe me atë kam luajtur në Serinë B. Te Napoli e kishte Gabiadini në sezonin e kaluar dhe unë po prisja që të lirohej për ta marrë. Është numri që më sjell fat".

Sane - "Ishte i vështirë për t'u markuar, por janë gjërat e futbollit. Ndonjëherë ndodh që të përballesh me Ronaldon në një ditë të mirë apo të dobët. Sane është shumë i fortë, i ri dhe ka rrugë për të bërë në të ardhmen. Është lojtar shumë i shpejtë, i fortë fizikisht dhe teknikisht. E analizova mirë dhe tani kam idenë që do ta kem më të lehtë për ta kontrollua­r në ndeshjen e ardhshme".

Goli - "Shpresoj që të shënoj sa më shpejt, por nuk dua t'i kaloj limitet dhe pritshmëri­të e mia. Duhet të luajmë futboll dhe do të pasoj gjithmonë kur njëri prej shokëve të mi është vendosur mirë në fushë".

Titulli - "Është diçka për të cilin duhet të provonim patjetër. Tifozët tanë e meritojnë këtë gjë dhe duhet t'ua dhurojmë kënaqësinë e fitores së një trofeu. Napoli meriton".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania