Panorama Sport (Albania)

Lena premton: Teuta bën kthesën

"Për pikët, fal edhe lojën e bukur. Kemi pësuar shumë gola dhe përgjegjës jemi të gjithë"

- DRILON XHEPOLLARI

Teuta ndodhet në një moment të vështirë pas rezultatev­e të fundit dhe kapiteni Nijaz Lena nuk e mohon këtë fakt, megjithatë ai thekson se në ekip nuk kanë kurrfarë problemi. Në intervistë­n e dhënë për "Panorama Sport", mesfushori parashikon kthesën ndaj Lushnjës dhe evidenton se gabimet në mbrojtje janë përgjegjës­i e të gjithëve.

Rezultatet flasin për një minikrizë, çfarë nuk po funksionon te Teuta?

Nuk kemi asnjë problem, çdo gjë shkon mjaft mirë, ka bashkëpuni­m mes lojtarëve, stafit dhe drejtuesve. E vetmja gjë që mungon, janë pikët dhe kam besim se do të vijnë që në takimin e radhës.

A ka presion mbi lojtarët nga drejtuesit apo edhe tifozët?

Absolutish­t jo, nuk kemi asnjë presion, as nga drejtuesit dhe as nga stafi teknik apo tifozët. Por, normalisht, presioni vjen vetvetiu nga mosmarrja e rezultatev­e pozitive.

Reparti defensiv ka gabuar shpesh. Sipas mendimit tuaj, çfarë u mungon qetësia, siguria apo kaq kualitet kanë?

Kur humbet një ndeshje fajin nuk e ka mbrojtja, por i gjithë ekipi, ndaj përgjegjës­i duhet të marrim të gjithë.

A ju shqetëson fakti që jeni ekipi që ka pësuar më shumë gola, së bashku me Lushnjën?

Patjetër që nuk është diçka pozitive kur pëson shumë gola. E vetmja gjë që duhet të bëjmë, është që të zbatojmë në maksimum

detyrat që na jep trajneri për t'i minimizuar gabimet dhe të mos pësojmë më kaq gola.

Keni zhvilluar ndeshje mjaft të mira, por pikët mungojnë. Mos ndoshta ka ardhur momenti të fokusoheni te pikët dhe jo te loja?

Gjatë ndeshjeve të para kemi treguar se dimë të luajmë futboll tërheqës, por kjo gjë nuk ka mjaftuar... Nëse do të kisha mundësinë, lojën e bukur do ta ndërroja me pikët që kemi lënë. Kështu që tani duhet të mendojmë më shumë për pikët, pasi në fund ato kanë rëndësi.

Si është marrëdhëni­a e kapitenit me ekipin, pasi në disa raste duket sikur ka përplasje...?

Unë si kapiten kam një marrëdhëni­e shumë të mirë me shokët e ekipit, stafin teknik dhe drejtuesit e klubit. Normalisht që ka pasur dhe do të ketë përplasje gjatë ndeshjeve, pasi janë nerva loje dhe gjithçka bëhet për të mirën e ekipit. Por, gjithçka mbetet në fushë. E kam thënë edhe më parë, jam krenar që përfaqësoj këtë qytet.

Kundërshta­ri është përgatitur pa trajner, e shihni si një "bonus" këtë fakt?

Kemi pasur 2-3 ditë kohë për t'u përgatitur për këtë takim dhe jemi gati për nesër (sot). Nuk mendoj se na favorizon ky fakt. Por, sido që të jetë, ne duhet të futemi në fushë me dëshirën më të madhe për të marrë 3 pikët dhe të gjejmë rrugën e kthesës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania