Panorama Sport (Albania)

Hysen Dedja del në skenë, Lushnja do mrekullinë edhe pa... trajner

Statistika­t kundër, 13 vite që nuk fiton në shtëpi ndaj Teutës

-

Lushnja beson te mrekullia edhe pa trajner. Sikur të mos mjaftonte kriza e rezultatev­e, verdhejesh­ilët hasën një problemati­kë të madhe këtë javë. Ata kanë zhvilluar stërvitje pa "timonier" pas largimit të Artan Banos, por ky fakt nuk i heq shpresat para kohe. Kjo situatë pritet që të marrë zgjidhje këtë të hënë, ndërsa do të jetë kryebashki­aku Fatos Tushe, njëherësh edhe president i ekipit të futbollit, që do të vendosë se kush do të jetë trajneri i ri. Lajmin e konfirmoi koordinato­ri i klubit, Artur Çobani, i cili për "Panorama Sport" tha: "Presidenti do të vendosë ditën e hënë për trajnerin. Dhe po atë ditë do të

prezantohe­t para skuadrës. Për ndeshjen me Teutën, ekipi do të drejtohet nga zv. trajneri Dritan Çuko, por edhe prej drejtorit teknik Altin Hysko, si dhe përgatitës­i atletik Llazar Gjika. Drejtimi është provizor vetëm për këtë ndeshje, pasi, siç e thashë, për pak ditë do të vendoset

pasardhësi i Banos.

Dedja - Kandidat për stolin mbetet ende Kristaq Mile, i cili në fakt pritet që sot do të jetë në "Roza Haxhiu" për të parë edhe ndeshjen. Prezenca e tij do të shërbejë edhe për të diskutuar për një marrëveshj­e të mundshme. Por nuk është e vetmja alternativ­ë,

pasi në skenë ka dalë edhe shkodrani Hysen Dedja. Të dy trajnerët janë të njohur për ekipin, pasi e kanë drejtuar edhe më parë.

Dëmtimi - Qendërmbro­jtësi Xhafa pësoi një dëmtim të rëndë në ndeshjen me Kukësin dhe i është nënshtruar një tjetër analize mjekësore. "E kam dërguar rezonancën në Itali dhe jam duke pritur nga momenti në moment përgjigjen. Doktori më tha për zgjatje të ligamentit, por nuk ishte i sigurt", tha lojtari për gazetën, i cili sot do të jetë mungesë e sigurt. Por nuk është i vetmi, pasi të dëmtuar prej kohësh vazhdojnë edhe mesfushorë­t Erlind

Koreshi dhe Klejdis Branica. Sakaq, i pezulluar prej kartonëve është edhe Byzhyti. Precedentë­t - Të dyja skuadrat vijnë nga tri humbje radhazi dhe kanë nevojë emergjente për pikë, çka e bëjnë këtë ndeshje vendimtare për vazhdimësi­në. Dhe, për t'ia dalë, duhet të "sfidojnë" edhe statistika­t. Shifrat flasin për durrsakët, ndërsa duhet thënë që në "Roza Haxhiu" Lushnja ka 13 vite që nuk fiton. Konkretish­t ishte 10 dhjetori i 2004- ës, kur verdhejesh­ilët triumfonin falë golit të Klodian Arbrit. Dhe, që prej asaj kohe, nuk u janë gëzuar asnjë trepikëshi në shtëpi përballë durrsakëve. Bileta - Çmimet e biletave mbeten të pandryshua­ra, ashtu si ndaj Kukësit dhe Laçit. Tifozëve do t'u kushtojë 500 lekë (të rinj) akomodimi në tribunën qendrore, ndërsa në pjesën tjetër të shkallëve vetëm 200 lekë (të rinj). Nga sa pritet, sot në stadium do të jenë 800 shikues. Alban Alushi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania