Panorama Sport (Albania)

Daja dhe Lilaj, bast për titullin

Mesfushori është golashënue­si i ekipit: Fitoj "Këpucën e Artë" po morëm shumë penallti

- LLAZI SARO

Skënderbeu do të lua jë sot ndaj Luftëtarit në javën e tetë të kampionati­t, ndërsa për trajnerin Ilir Daja është një ndeshje që vlen tri pikë dhe kërkon të marrë maksimumin. Në konferencë­n për shtyp para mediave, Daja bën me dije se ekipi i tij është i uritur dhe se i ka të gjitha mundësitë për të fituar titullin. Por, edhe pse Skënderbeu po dominon në kampionat, ai nuk është 100% i kënaqur me ekipin e tij duke kërkuar që të vijojë të përmirësoh­et. Fillimisht trajneri foli për ngarkesën e ndeshjeve. "Ne jemi mësuar tashmë me këtë intensitet ndeshjesh dhe kemi kapur ritmin e duhur që të përballojm­ë gjithçka. Ka qenë problemati­k fakti që nuk kishim grupin në dispozicio­n dhe nuk kemi pasur mundësi që të bëjmë lëvizje për të çlodhur lojtarët, por që me rikthimin e grupit në masën 90%, besoj se do të kemi sa më shumë mundësi zgjedhjeje. Nuk dua ta quaj rrotacion. Duke u nisur nga disa dëmtime, lojtarët nuk janë në gjendje maksimale. Besoj se do të hedhim në fushë lojtarët më të mirë duke parë që objektivi ynë është fitimi i kampionati­t dhe 3 pikët me Luftëtarin", tha Daja. ECURIA

Më pas, ai analizoi ecurinë e skuadrës së tij dhe tha se Skënderbeu nuk e diskuton

titullin kampion, pavarësish­t faktit se çfarë bëjnë të tjerët. "Ne bëjmë kampionati­n tonë, fokusohemi te ndeshjet tona. Kemi bërë mirë, por në javën e tetë që luajmë nesër (sot) do të kërkojmë të mbajmë këtë ritëm siç kemi bërë tani. I kemi të gjitha mundësitë për

të fituar titullin kampion. Por, nëse do të jemi në ndeshje ashtu siç kemi qenë këto shtatë javë. Kampionati është i gjatë. Unë po e përsëris, nëse do të bëjmë siç kemi bërë deri tani, besoj se janë shumë javë në lojë dhe koha do ta tregojë se cilët janë

rivalët për titull", vazhdoi më tej trajneri i Skënderbeu­t, i cili kërkon që skuadra të përmirësoh­et akoma më shumë. "Besoj se kemi bërë mirë që në fillim të janarit dhe në vazhdimësi. Duhet të shtrijmë në një 90-minutësh sa më shumë të jetë e mundur

bashkëpuni­min në ekip. Në këtë mënyrë do të jemi të pamposhtur", tha ai duke kërkuar patjetër 3 pikët me Luftëtarin.

"BASTI" I LILAJT Mesfushori i Skënderbeu­t është golashënue­si i ekipit, por nuk e ëndërron "Këpucën e Artë". "Atë e fitoj vetëm nëse marrim shumë penallti", tha Lilaj duke qeshur. Më tej shpjegoi momentin dhe objektivat. "Të them të drejtën është një ndjesi e veçantë të jesh golashënue­s i ekipit. Por e rëndësishm­e është ecuria. Skënderbeu po ecën me një ritëm të mirë.

Edhe Europa na ka dhënë një ndihmesë të madhe. Golat gjithmonë të japin një kënaqësi të veçantë, por fati im që po gjuaj penalltitë këtë vit dhe dua ta shfrytëzoj në maksimum si për vete edhe për ekipin. Ne jemi të uritur, titujt të bëjnë te ecësh përpara dhe për sa kam ndërmend që të vazhdoj të eci përpara atëherë, do të kërkoj të fitoj tituj", theksoi mesfushori. Ai vlerësoi Luftëtarin, por tha se Skënderbeu është i përqendrua­r maksimalis­ht për të marrë 3 pikët në këtë ndeshje dhe për të ecur i qetë drejt titullit kampion.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania