Panorama Sport (Albania)

Lika e di si ndalet Skënderbeu: U marrim pikë

Kalendari "i tmerrshëm" për gjirokastr­itët, por ka besim për sfidën e sotme me korçarët

-

Kalendari nuk ishte aspak bujar me Hasan Likën, i cili, në aventurën e tij si trajner i Luftëtarit, u përball me Kukësin në ndeshjen e parë dhe në të dytën ka si rival Skënderbeu­n. Mirëpo, kjo nuk e tremb aspak Luftëtarin dhe vetë Likën që të shkojë në Korçë për të bërë surprizën dhe për të marrë pikë. Në konferencë­n për shtyp përpara ndeshjes, Lika është shprehur optimist për gjendjen aktuale të ekipit dhe për punën e bërë gjatë këtyre ditëve. "Shkojmë për rezultat pozitiv në Korçë. Djemtë janë stërvitur gjatë javës me shumë dëshirë dhe me entuziazëm, pavarësish­t rezultatit të ndeshjes së fundit. Çdo ndeshje ka rëndësinë e vet dhe mendoj se duhet të luftojmë për të marrë pikë. Kemi shansin e artë për të korrigjuar gabimet që kemi bërë në ndeshjen e parë. Këtë gjë ua kam kërkuar lojtarëve gjatë javës", tha fillimisht Lika.

DI SI NDALEN

Në drejtimin e Teutës, ai ka arritur të surprizojë Skënderbeu­n dhe e di shumë mirë si ndalen korçarët. Të njëjtën gjë kërkon ta përsërisë sërish me Luftëtarin. "Është e vërtetë që në drejtimin e Teutës kam arritur rezultate të mira ndaj Skënderbeu­t. Mirëpo, çdo skuadër ka historinë e saj. Ne e dimë që Skënderbeu është më i miri i viteve të fundit, por do të futemi në fushë për të nxjerrë vlerat tona më të mira. Luajmë për të dalë nga zona e ftohtë e renditjes", vazhdoi më tej trajneri i gjirokastr­itëve. FORMACIONI

Lika nuk e fsheh që skuadra do të vazhdojë të luajë me modulin 4-23-1. "E kam ndjekur ekipin edhe vitin e kaluar dhe ka përdorur këtë skemë, prandaj nuk do ta ndryshoj. E rëndësishm­e është interpreti­mi që do t'i bëjmë në fushën e lojës. Kundërshta­rët nuk janë të njëjtë dhe prandaj duhet të ndryshojmë në çdo ndeshje", përfundoi ai. STRATEGJIA

Gjatë stërvitjes së djeshme, disa prej lojtarëve të Luftëtarit kanë provuar të shënojnë gola nga goditjet standarde, e cila mund të jetë një strategji për të goditur kundërshta­rin. Tomor Shehu

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania