Panorama Sport (Albania)

Frika nga Flamurtari, Iuliano “shkund” ekipin

Trajneri kërkon ritëm, përqendrim dhe saktësi nga lojtarët

- ILIR CARA

Ringjallja e Partizan it ka nisur prej tri javësh, por dueli i nesërm me Flamurtari­n është prova e së vërtetës për të vërtetuar ndryshim real të "demave". Trajneri Iuliano gjithnjë ka shprehur besim tek ekipi që drejton dhe kjo bindje i është përforcuar më shumë së fundmi, pasi lojtarët kanë nisur që të përçojnë më shpejt idetë e tij. Ndeshja e kontrollit me Partizanin B, zhvilluar të enjten, ka dhënë të tjera sinjale pozitive, por stafi vijon të mbetet kërkues ndaj lojtarëve. Dje të kuqtë kanë kryer seancën e radhës në kuadër të përgatitje­ve për Flamurtari­n, ku gjithçka u karakteriz­ua nga një atmosferë pozitive dhe optimizmi për të korrur suksesin e radhës. Megjithatë, drejtuesit janë me "këmbë në tokë", pasi e dinë forcën e kundërshta­rit, aq më shumë të trajnerit Shpëtim Duro, një njohës i mirë i familjes "Partizani". Dashje pa dashje frika ekziston për shumë arsye. Kundërshta­ri kërkon vlerësim maksimal dhe ka një sulm më të frikshëm se "demat" për momentin. Arsyeja tjetër është që të ruhet ritmi, pasi humbja mund të kthejë hijet e javëve të para të kampionati­t, si dhe duhet bërë e pamundura për të shtuar besimin te tifozët dhe drejtuesit e klubit. Për këto shkaqe, dje trajneri Iuliano ka qenë shumë kërkues ndaj lojtarëve në stërvitje, pasi zakonisht më shumë dëgjohen zërat e zëvendësve të tij gjatë përgatitje­ve në terren. Dje Iuliano ka ndërhyrë

shpesh, duke kërkuar nga lojtarët që të jenë "të gjallë" në fushë dhe shpeshherë dëgjohej: "Zgjohuni, zgjohuni". Trajneri kërkon një Partizan ritmik ndaj Flamurtari­t, përqendrim dhe saktësi në veprime. Kërkohet që lojtarët të jenë sa më shumë kombinues me njëri-tjetrin, me qarkullim të

shpejtë të topit dhe vertikaliz­ime.

FORMACIONI - Për këtë takim, mungesa janë vetëm lojtarët e dëmtuar prej kohësh, si Çani, Fejzullahu dhe së fundmi Sukaj. Krasniqi rikthehet nga pezullimi dhe pritet që Jasir Asani të grumbulloh­et për herë të parë me

ekipin. Trajneri edhe gjatë ditës së djeshme i ka përzier si zakonisht kartat, duke e mbajtur enigmë formacioni­n për Flamurtari­n. Gjithsesi, pak ndryshime priten nga ndeshja e fundit me Vllazninë, ndaj dilemat mund të jenë më shumë në rreshtimin e katërshes së mbrojtjes.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania