Panorama Sport (Albania)

Laçi kthehet në shtëpi, sulmuesit japin garanci

-

Java e tetë e Kategorisë Superiore do të mbyllet me ndeshjen Laçi-Kamza, që do të luhet të hënën, në orën 14:00. Kurbinasit kthehen të luajnë në shtëpi pas një muaji, kjo për shkak të ndërhyrjev­e që janë bërë në tapetin e fushës së stadiumit. Për herë të fundit në shtëpi Laçi ka luajtur më 30 shtator, ku ka mposhtur 2-0 Vllazninë. Ndërsa ndeshjen e javës së gjashtë, atë ndaj Flamurtari­t, e planifikua­r për t'u luajtur në stadiumin e Laçit, u zhvillua në Krujë dhe u mbyll në shifrat 1-1. Laçi i trajnerit Gentian Mezani mori një fitore bindëse në javën e fundit, ku fituan 3-0 në Lushnjë. Ndaj kurbinasit kërkojnë të vijojnë serinë e rezultatev­e pozitive edhe në sfidën e së hënës ndaj Kamzës. Bardhezinj­të shpresojnë që rikthimi pas një muaji të rezultojë fatsjellës, kjo edhe për faktin se skuadra gëzon një formë të mirë. Sulmi i skuadrës duket në formën më të mirë të mundshme, ku dyshja Rexhinaldo-Uzuni e treguan veten në transfertë­n e Lushnjës. Në tri javët e fundit, stafi teknik ka pasur edhe shërbimet e ishsulmues­it të Luftëtarit, Arturo Rexhinaldo, që ka shënuar tre gola në këto tri ndeshje. Sulmuesi nga Mozambiku e ka kaluar problemin që pati në fillim të sezonit, kështu që ndaj Kamzës pritet akoma më shumë nga afrikani. Trajneri Mezani nuk do të ketë në dispozicio­n edhe për këtë ndeshje mbrojtësin brazilian Ademir Souza, i cili vijon fazën e rikuperimi­t. Prej ditësh, grupit i është bashkuar mesfushori Kejvi Bardhi, i cili shikohet i gatshëm për stafin teknik për sfidën e së hënës ndaj Kamzës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania