Panorama Sport (Albania)

FSHF “këput” Flamurtari­n

Protesta e tifozëve i kushton shtrenjtë klubit, gjobiten edhe me 1 milion lekë

- ERMAL SIKA

Flamurtari do ta paguajë shtrenjtë protestën e tifozëve vlonjatë ndaj FSHF- së dhe presidenti­t Armand Duka gjatë ndeshjes së fundit të luajtur në Vlorë ndaj Kamzës. Dënimi ishte i pritshëm deri diku, por me sa duket Komisioni i Disiplinës ka shfrytëzua­r rastin për t'u hakmarrë ndaj vlonjatëve. "Flamurtari, për përsëritje të sjelljes së gabuar të spektatorë­ve, duke përdorur parulla e shprehje ofenduese e duke shkaktuar ndërprerje­n e përkohshme të lojës, dënohet me zhvillimit e 4 (katër) ndeshjeve pa spektatorë në stadiumin përkatës dhe gjobë në masën 100.000 (njëqindmij­ë) lekë". Ky është vendimi i dhënë dje nga Disiplina për klubin vlonjat në lidhje me problemati­kën e hasur në ndeshjen e fundit ndaj Kamzës. Përveç anës financiare, goditja më e madhe për Flamurtari­n shikohet zbrazja e stadiumit për dy sfidat e radhës në shtëpi. Duke qenë i treti në klasifikim, Flamurtari është i detyruar që dy ekipet e kreut, Kukësin fillimisht dhe Kukësin pas një jave t'i presë pa tifozë në Vlorë. Për vlonjatët, ky dënim i Disiplinës shikohet i kalkuluar mirë, në mënyrë që Flamurtari të mos ketë asnjë mundësi për të pasur mbështetje­n e tifozëve ndaj dy rivalëve kryesorë.

Çfarë ndodhi- Në minutën e 53-të të ndeshjes Flamurtari­Kamza, vlonjatët i dhanë një mesazh të qartë presidenti­t të FSHF- së, Duka. Ata kanë shpalosur një banderolë ku shkruhej. "Pulave u ka hije të kakarisin vetëm në kotec". Por kjo nuk u tolerua nga arbitri kryesor, Remzi Sadiku, i cili ndërpreu ndeshjen deri në heqjen e banderolës. Por kjo solli reagimin e tifozëve në shkallët e stadiumit, të cilët iu drejtuan arbitrave: "Pula jeni. Edhe nga puna juaj keni frikë". Më herët, në pjesën e parë tifozët shfaqen një banderolë me fjalë ofenduese. "Napoleon ule kokën se Vlora….". Por ajo u hoq menjëherë pasi nuk u lejua nga arbitri. Ultrasit, në një banderolë që qëndroi gjatë gjithë kohës, kishin pikturuar fytyrën e Dukës, por të deformuar.

 ??  ?? Banderolat e tifozëve të Flamurtari­t
Banderolat e tifozëve të Flamurtari­t
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania