Panorama Sport (Albania)

Dy muaj pritje për një fitore, Naftëtari “hap shampanjën”

Kuçovarët mundin Ilirinë dhe marrin pikët e para

-

Më në fund, kuçovarët regjistroj­në fitoren e parë në kampionat. Ka mjaftuar goli i Allkanjari­t në minutën e 26të për të ringjallur shpresat e kuçovarëve për mbijetesë. Edhe pse me një futbollist më pak për rreth 40 minuta, pas dy të verdhëve të Xh.Kajos, bardhezinj­të e Naftëtarit arritën të administro­nin me qetësi fitoren e çmuar.

NDESHJA - Kuçovarët me të vetmin objektiv fitoren, kërkuan golin që në minutat e para, ku mbrojtësi i krahut Llojku në minutën e tretë rrezikon nga distanca. Por, kundërpërg­jigjen miqtë pas pesë minutave me një rast tepër të pastër për shënim. Berberi pason saktë te Xhabrahimi, i cili vetëm për vetëm me portierin Koçi nuk realizon. Megjithatë, momenti kulmor i ndeshjes do të jetë në minutën e 26-të, kur pas një aksioni model të kuçovarëve në krahun e djathtë brenda zonës së miqve me tre pasime, lushnjari Allkanjari finalizon bukur duke shënuar golin e parë dhe të vetëm të takimit. Avantazhi i çliron plotësisht kuçovarët, të cilët kërkojnë më pas të shënojnë golin e sigurisë. Megjithatë, pjesa e parë mbyllet me avantazhin e çmuar të kuçovarëve. Pjesa e dytë është më emocionues­e, ku miqtë nuk pajtohen me disavantaz­hin. Pas kartonit të kuq, tekniku kuçovar Barjam Fraholli bën lëvizje taktike, duke kthyer sulmuesin Allkanjari në rolin e qendërmbro­jtësit. Në minutat 54-t dhe 57-të, shtatlarti Nallbati i kishte të gjitha mundësitë për të mbyllur ndeshjen. Miqtë kërkojnë të shfrytëzoj­në superiorit­etin numerik, por janë tepër të paqartë. Minutat e fundit administro­hen me qetësi për kuçovarët, të cilët në përfundim i gëzohen një trepikëshi. Arben Çepani

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania